Kryesore » 2012 » Maj » 25 » Tabletat me vitamina shkurtojnë jetën
9:00 PM
Tabletat me vitamina shkurtojnë jetën
Nga testimi i disa mijëra rasteve, studiuesit kanë arritur të kuptojnë se niveli i vdekshmërisë në gratë e moshuara që përdorin vitamina është më i lartë se ai tek ato që nuk i përdorin.Suplementet artificialë të vitaminave, të cilët shoqërojnë vazhdimisht shumë mjekime, mund të jenë shumë të dëmshëm për shëndetin e njeriut, zbuloi një studim finlandez.
 Nga testimi i disa mijëra rasteve, studiuesit kanë arritur të kuptojnë se niveli i vdekshmërisë në gratë e moshuara që përdorin vitamina është më i lartë se ai tek ato që nuk i përdorin.Multivitaminat, vitamina B6, magnesiumi, zinku dhe medikamentet me përmbajtje hekuri duket se ndikojnë të gjithë në rritjen e shkallës së vdekshmërisë.Për më tepër, anëtarët e studimit pretendojnë se përdorimi i tyre sjell vetëm efekte negative dhe asnjë pozitiv.”Nga testimet e shumta të kryera, është e vështirë të kuptohet se si përfiton organizmi nga përdorimi i suplementeve të tilla”, tha një prej autorëve të studimit. "Për ne, përdorimi kaq i gjerë i vitaminave është befasues dhe i pakuptueshëm”.Shumë njerëz pas moshës 50-60 vjeç përdorin suplemente të tilla edhe pa këshillën e mjekut, ndërsa ato jepen pa recetë nëpër farmacitë në botë. Besohet gjerësisht se vitaminat artificiale kanë një impakt pozitiv mbi shëndetin, duke përmirësuar cilësinë e jetës.”Nuk është kështu”, theksojnë studiuesit finlandezë.
"Trupin nuk e gjen asnjë e mirë nga përdorimi i tyre, atëherë kur nuk është i nevojshme. Vitaminat duhet të merren vetëm në rastin e çrregullimeve të rënda, që dëmtojnë aftësinë e trupit për të absorbuar vitaminat natyrale nga ushqimet që konsumon”, përfundoi eksperti.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus