Kryesore » 2012 » Maj » 19 » Studimi: Kafja gjatë punës, të zgjat jetën
0:47 AM
Studimi: Kafja gjatë punës, të zgjat jetën
Për shumë nga ne, ajo është një nga kënaqësitë e jetës. Filxhani aromatik që na ndihmon për të hapur sytë në mëngjes, na gëzon akoma më shumë kur e marrim ndërsa jemi duke punuar, gjatë një pushimi relaksues.
Por pauza e marrjes së kafes, pikërisht gjatë orarit të punës, është konsideruar nga një studim i fundit, edhe si një çelës kryesor për jetëgjatësinë.Kështu, studimi i kryer në mëse 400 mijë njerëz nga Instituti amerikan Kombëtar i Kancerit dhe botuar në "New England Journal of Medicine”, tregon se ata që e pijnë kafen, sidomos gjatë punës, jetojnë mesatarisht më gjatë se ata që nuk e përdorin atë.Siç pohon studimi, kjo lidhet me zvogëlimin e rrezikut të vdekjes nga sëmundjet e zemrës, infeksionet, plagosjet apo aksidentet.
Autorët mbeten të kujdesshëm kur epohojnë këtë, duke shtuar se kjo shpjegohet në fakt, më në detaj, me aftësinë që ka kafja për të mbrojtur mëlçinë, duke krijuar një mburojë mbrojtje ndaj diabetit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus