Kryesore » 2012 » Mars » 13 » Si te perballet nje femije me diabetin
8:04 PM
Si te perballet nje femije me diabetin
Gjate rritjes i keni mesuar femijes si te menaxhoje diabetin si p.sh, te ngrenit rregullisht, te ushtroje nje aktivitet fizik, te marri insulinen rregullisht dhe te monitoroje sheqerin ne gjak.Eshte e rendesishme qe prinderit te informohen ne lidhje me menyrat e menaxhimit te diabetit ne qoftes femija i tyre ne adoleshence vuan nga diabeti. Me poshte gjeni 5 strategji mbeshtetese se si nje femije mund te perballet me situaten ne te cilen ndodhet.
Te kuptosh metabolizmin e femijes
Kerkuesit besojne se hormoni i rritjes GH, i cili, ndikon ne rritjen e kockave dhe te muskujve gjate pubertetit, ndikon gjithashtu dhe ne veprimin e insulines. Adrenalina, nje hormon tjeter ndikon gjithashtu: kur nivelet e glukozes ne gjak bien, adrenalina clirohet dhe stimulon clirimin e glukozes qe eshte rezerve ne trup. Keto hormone ndikojne ne nivelin e glukozes duke e varruar nga niveli i larte deri ne nivel te ulet. Shpeshhere duhet te inkurajoni femijen tuaj te pranoje nivelin e pakontrolluar te glukozes, ti thoni qe nuk eshte faji i tij dhe qe nuk duhet ne asnje menyre te keqi dore nga kontrolli i nivelit te sheqerit ne gjak.
Duhet te kuptoni menyren e jeteses se femijes
Diabeti nuk duhet te pengoje te shijuarin e jetes dhe eshte e rendesishme qe femija juaj ta kuptoje kete fakt dhe te gjeje strategji te menaxhoje diabetin pa ndikuar ne stilin e jeteses.
Ata mund te duan te konsumojne "fast food” Duhet qe ta ndihmoni femijen te kete nje jete sociale te lire dhe te lehte por duhet te mbaje nen kontroll diabetin. Ju mund t’a shpjegoni femijes edhe me ane te ndihmes se mjekut dhe dietologut disiplinen qe ai duhet te ndjek per te mbajtur ne kontroll diabetin. Ne kete menyre femija juaj mund te jete me i lire sesa duke e mbajtur diabetin jashte kontrollit. Kerkuesit kane vene re se femijet kane nje jete me te mire (ndihen me te kenaqur me jeten e tyre, shqetesohen me pak per gjendjen ne te cilen ndodhen, me menyren si ajo ndikon ne jetesen e tyre dhe ndihen te shendetshem) ne qoftes e mbajne nivelin e sheqerit nen kontroll edhe ne qoftes kjo do te thote qe te marrin insuline 3-4 here ne dite.

Nderlidhjet ne mes te depresionit dhe diabetit
Hulumtimet e kryera ne Harvard kane treguar se personat e prekur nga depresioni po ashtu jane te rrezikuar edhe nga diabeti, perderisa pjesemarresit ne hulumtim, qe tashme jane te prekur nga diabeti, jane shume te rrezikuar nga depresioni. Shkencetaret shtojne se behet fjale per nje lloj rrethi te mbyllur qe verteton nevojen per parandalimet primare te diabetit dhe depresionit. Keto jane rezultate shume te rendesishme dhe bazohen ne nje hulumtim i cili ishte kryer per nje periudhe kohore prej dhjete vjeteve ku kishin marre pjese rreth 55.000 vullnetare. Mesatarisht personat qe ishin te prekur me depresion per 17% ishin me te rrezikuar nga diabeti, ndersa te pjesemarresit te cilet kishin marre antidepresive ky rrezik ishte per 25% me i madh. Te personat e prekur me diabet ishte verejtur nje rrezik prej 29%, qe me vone te preken nga depresioni, perderisa rreziku ishte me i shtuar tek ata persona te cilet shkaku i semundjes se sheqerit kishin marre ilace.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus