Kryesore » 2012 » Prill » 24 » Portokalli kunder plakjes, ngadaleson ftohjen
8:28 AM
Portokalli kunder plakjes, ngadaleson ftohjen
Ka shume arsye qe te konsumojme portokallin, frutin e citrusit, i cili nuk duhet lene asnjehere pas dore.
E vetmja gje qe duhet te dini eshte qe portokalli dhe lengu i tij ne nderveprim me ilacet individuale ben qe ilaci te jete me pak efektiv, prandaj eshte e domosdoshme qe te keshilloheni me mjekun para se te filloni ta konsumoni.

Ruan vitalitetin
Pasi eshte perplot me uje dhe fibra, portokalli ben qe te ndiheni te ngopur. Nje studim ka treguar qe me te mund te besh edhe nga pasha. Kur ekspertet ua kane dhene te anketuarve planin e ushtrimeve per 12 jave dhe i kane lutur qe para cdo vakti te hane gjysme portokalli te fresket, te pine leng molle ose te marrin tablete placebo, ne fund ka rezultuar qe grupi qe konsumonte portokalle para vakteve, eshte dobesuar me shume se te tjeret.

Qeteson ftohjen
Edhe pse citrusi dhe vitamina C nuk do te parandalojne ftohjen, dozat me te medha te vitamines C (400 deri 500 mg) mund te shkurtojne kohen e ftohjes dhe te lehtesojne simptomat. Ne nje portokall gjenden 77 mg vitamina.

Vepron ne menyre preventive
Eshte i pasur me flavonoide. Me dominuesi eshte flavonoidi hesperidin, i cili ndikon ne uljen e nivelit te kolesterolit te keq dhe triglicerideve. Po ashtu, eshte burim i mire i fibrave, duke perfshire edhe ato qe ndikojne ne kolesterolin dhe trigliceridet madje edhe gjate tretjes. Fibrat parandalojne futjen e kolesterolit ne qarkullim te gjakut, dhe keshtu reduktojne rrezikun nga semundjet kardiovaskulare dhe krijimin e tensionit te larte te gjakut.

Ngadaleson plakjen
Pigmenti roze ne disa lloje te portokallit nenkupton qe permban likopene. Fjala eshte per antioksidantin i cili vepron fuqishem ne radikalet e lira, molekulat qe demtojne qelizat e shendetshme. Likopena mund te ndihmoje te reduktoni rrezikun e krijimit te disa llojeve te kancerit (prostates, zorres se trashe, mushkerive) ose te ngadalesoni rritjen e atij ekzistues.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus