Kryesore » 2012 » Dhjetor » 4 » Nëse hani peshk dy herë në javë, parandaloni goditjet cerebrale
1:26 PM
Nëse hani peshk dy herë në javë, parandaloni goditjet cerebrale
Peshku i vajosur, p.sh salmoni, është shumë efikas për të parandaluar iktusin, ndërsa suplementet shtesë si Omega 3 nuk kanë asnjë efekt. Sipas një studimi të fundit, të publikuar në "British Medical Journal”, është konsumimi i peshkut të ashtuquajtur "jeshil” si salmoni, sardelet etj., të cilat përmbajnë sasi më të madhe të acideve yndyrore, ai që parandalon rrezikun e iktusit dhe jo marrja në mënyrë suplementare e acideve yndyrore si Omega 3.
Për të shmangur rrezikun e të qenët viktimë e një iktusi apo goditjeje cerebrale, mënyra më e mirë dhe më natyrale është të konsumohet 2 herë në javë peshk, bëjnë të ditur studiuesit. Efektet parandaluese të acideve yndyrore natyrale (të marra drejtpërdrejt nga konsumimi i peshkut) ndaj sëmundjeve kardiovaskulare apo oksidimit dhe plakjes së organizmit janë të njohura edhe më parë, por tani zbulohet edhe efekti antiiktus i këtij ushqimi çudibërës.Shkencëtarët e Universitetit të Cambridge dhe Rotterdam morën në shqyrtim 38 studime pararendëse përpara se të krahasoheshin dhe të vlerësoheshin lidhjet që ekzistojnë mes konsumit të peshkut dhe iktusit. Subjektet që iu nënshtruan studimit në fjalë ishin rreth 800 mijë nga e gjithë bota, në mënyrë që të krijohej një perspektivë globale lidhur me përfundimet. Personat që u bënë pjesë e studimit përfshinin tri kategori; me patologji kardiovaskulare, me rrezikshmëri lidhur me këtë diagnozë dhe persona të shëndetshëm.

Nga ballafaqimi i të dhënave, në fund të studimit u vërejtën rreth 34.817 raste celebro-vaskulare dhe sa i përket efektit parandalues, u vu re se kush konsumonte 2-4 porcione peshk në javë, kishte 6 për qind më pak mundësi për t’u prekur nga sëmundjet celebro-vaskulare. Ndërsa, në rastin e përdorimit të suplementeve shtesë të acidit yndyror me Omega 3, nuk vihej re asnjë ndikim në mundësinë e parandalimit të një goditjeje cerebrale apo kardiake.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus