Kryesore » 2012 » Dhjetor » 20 » Lëngu i rrushit parandalon infarktin
2:25 PM
Lëngu i rrushit parandalon infarktin
Lëngu i rrushit shmang arteriosklerozën dhe indirekt shpëton zemrën nga një sërë sëmundjesh me rrezik për jetën. Lëngu i rrushit përmban shumë flavoniodë, e cila mbron substancat antioksiduese që prodhon organizmi duke u krijuar atyre kushte për një veprim më jetëgjatë. Po ashtu, ai ndikon në rritjen e acidit nitrik, substancë kjo shumë e dobishme për enët e gjakut dhe qarkullimin e tij. Në një eksperiment të kryer, duke pirë mbi 500 ml lëng rrushi për dy javë rresht, është vërejtur se vitamina E është rritur 13 për qind dhe kapaciteti antioksidues i plazmës është shtuar me 50 për qind. Nga ana tjetër, prodhimi i acidit nitrik nga ana e pllakëzave të gjakut është rritur 70 për qind, në një kohë që aktiviteti ko agulues i pllakëzave zvogëlohet. Ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se prodhimi i superoksidit, një oksidues i fuqishëm në gjendje që të dëmtojë muret e enëve të gjakut, pas kurës me lëng rrushi u zvogëlua me 30 për qind. Të gjitha këto avantazhe vijnë nga substancat flavonoidë që janë prezente në lëngun e rrushit. Mund të pinë pa kufi lëng rrushi të gjithë ata që nuk kanë probleme me diabetin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus