Kryesore » 2012 » Maj » 3 » Kapslleku, pirja e ujit eshte thelbesor per t’i bere balle
1:16 PM
Kapslleku, pirja e ujit eshte thelbesor per t’i bere balle
Pirja e ujit kur vuan nga kapslleku eshte me e mire sesa te konsumosh fibra apo te merresh me sport. Ja perse.
Te shumte janë personat qe vuajnë nga kapsllëku dhe femrat preken 2 deri 3 here me tepër se meshkujt. Uji është shume i domosdoshëm qe te behet mire tretja dhe transportimi i ushqimeve. Duhet pire te paktën 6-8 gota ujë ne dite ( kjo ne fakt është mesatarja, por qe varet edhe nga organizmi, sporti, etj ). Çdo kohe është e mire për te pire ujë, çaj, kafe, apo lëngje frutash.

• Ne mëngjes, sapo zgjoheni pini një gote ujë qe te pastroni zorrët;
• Pas mëngjesit pini një gote tjetër;
• Ne çdo vakt ndryshe nga sa thuhet duhet te pini ujë sepse kjo nuk pengon tretjen e ushqimit;
• Sistematikisht pasi keni bere urinën duhet ta kompensoni vëllimin e ujit te humbur.

Nëse nuk iu shkon mendja për ujë, mbani gjithmonë një shishe te vogël ne tryezën e punës, ne kuzhine apo tek koka e krevatit.

Si kalon uji ne organizëm për te shmangur me pas kapsllëkun

Uji qe ne pimë shkon ne stomak. Nëse ai është bosh, evakuohet për 30 minuta, ndërsa nëse është plot ai përzihet me ushqimet për 3 deri 4 ore. Sapo mbërrin ne zorre e trashe ai përthithet serish (rreth 80% e tij) dhe kontribuon ne funksionimin e mire te florës qe ndikon tek vëllimi i jashtëqitjes. Nëse nuk pihet ujë sa duhet kjo e fundit nuk hidratohet dhe forcohet. Ne këtë moment lindin probleme edhe me zorrët. Pra mos harroni te pini sa me shume ujë përveçse te merreni me pak sport dhe te konsumoni sa te mundni fibra.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus