Kryesore » 2012 » Shkurt » 18 » Kafe për të luftuar diabetin
11:06 AM
Kafe për të luftuar diabetin
Nëse e pëlqeni kafen, atëherë mundësitë për t�u prekur nga diabeti i tipit II janë shumë të vogla. Këtë përfundim ka arritur një studim i Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë, shkruan gazeta "Shekulli". Sipas tij, çdo filxhan kafe i konsumuar e redukton me 7 % mundësinë e prekjes nga sëmundja që po përhapet çdo ditë dhe më shumë. 
Studiuesit kinezë kanë arritur të kuptojnë lidhjen mes konsumit të përditshëm te kafes dhe reduktimit të mundësisë së prekjes nga sëmundja kronike e diabetit. Studimi është bazuar në vëzhgimin e substancës së emërtuar "amiloid islet polipeptid", nivelet e të cilës lidhen me mosfunksionimin e pankreasit, gjë që mund të korrigjohet nga kafeina. Efektet pozitive të kafes në sëmundjen e diabetit kanë dalë në dritë edhe nga një tjetër studim amerikan, i cili kishte analizuar glikoproteinën plazmatike SHBG, e lidhur ngushtë me aktivitetin biologjik të hormonve seksuale. Në këtë mënyrë, parandalimi i diabetit mund të kalojë përmes një prej pijeve më të dashura për njerëzit në mbarë botën. Por kujdes, mos e teproni! Më shumë se dy filxhanë në ditë mund të japin efekte anësore
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus