Kryesore » 2012 » Prill » 25 » Hani fruta dhe perime, vitaminat me kapsule te panevojshme
3:26 AM
Hani fruta dhe perime, vitaminat me kapsule te panevojshme
Vitaminat dhe mineralet jane pjese e domosdoshme e cdo ushqimi, ndersa studimet tregojne qe mund te parandalojne kancerin, semundjet e zemres dhe problemet e tjera shendetesore.Megjithate, shume nga keto studime jane kryer ne ushqimet e pasura me vitamina, dhe jo ne shtesat e ushqimit ne forme te pluhurit, kapsulave dhe shurupit. Ne fakt ushqimi i balancuar me fruta dhe perime me siguri do t’ua ofroje te gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme.
Nga ana tjeter, shtesat me multivitamina jane te rekomandueshme per njerezit qe ushqehen joshendetshem.Disa vitamina, si acid folik, jane te mira per femrat shtatzene dhe ato qe ushqejne foshnjat ne gji. Megjithate, ende nuk eshte vertetuar ne menyre te besueshme nese kjo vitamine nga grupi B ndihmon kunder kancerit, semundjeve te zemres dhe problemeve psikike.Kaliumi mund te ule tensionin e gjakut, balancoje punen e zemres, t’u beje mire njerezve qe hane shume kripe, por edhe t’u beje dem pacienteve me te moshuar me probleme ne veshka. Keshtu qe para konsumimit te kaliumit eshte mire qe te keshilloheni me mjekun. Ky mineral ne menyre natyrale mund te gjendet ne banane, rrush, perimet e gjelbra, portokaj dhe qumesht.

Vitamina C
Shkurton kohezgjatjen e ftohjes dhe nuk eshte e demshme, sepse sasia e tepert sekretohet lehte nga trupi. Vecanerisht eshte e dobishme per njerezit qe jane te ekspozuar ndaj tymit te duhanit.

Hekuri
Keshillohuni me mjekun. Shtesat e hekurit jane te dobishme tek anemia. Mund t’u ndihmojne femrave qe kane ciklin, por edhe t’i demtojne meshkujt.

Beta-karoteni
Studimet tregojne qe konsumimi i beta-karotenit rrit rrezikun nga kanceri tek duhanpiresit. Ne vend te kesaj hani karota dhe portokaj.
Ne vend te tabletave hani arra braziliane
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus