Atyre qe vuajne nga semundje ne stomak zakonisht u sugjerohet nje diete me pak kalori, me te cilen shmangin dhe zvogelojne dhimbjet. Ne fazen akute dieta eshte e lehte, kryesisht perbehet nga karbohidratet.Po ashtu, duhet pasur kujdes menyra e pergatitjes se ushqimit – eshte e nevojshme te hiqni te gjitha yndyrat e mundshme nga mishi.Po ashtu, nuk duhet qe ushqimet te jete teper te nxehta, por as teper te ftohta. Duhet te konsumoni me shpesh. Pas nje vakti te "rende” eshte mire te shetisni ose te vendosni nje mbulese te ngrohte mbi stomak.
Cfare te konsumoni dhe cfare jo Qumeshti dhe prodhimet e tij, dy apo me shume gota ne dite Po – qumesht pa yndyre, jogurt po ashtu pa yndyre, jogurt te pergatitur nga qumeshti pa yndyre, djathe te fresket. JO – qumesht me shume yndyre, ajke, qumesht te tharte, djathera te yndyrshme, djathe te tymosur.
Perime, tri apo me shume vakte gjate dites PO- te gjitha perimet, te paperpunuara, te ferguara, te shnderruara ne leng, te pjekura pa yndyre shtese. Sygjerohen perime me pak proteina: spinaq, karota, panxhar, domate, kungulleshka. JO – perime te pjekura, djathe, gjalpe, sos me yndyre.
Fruta, dy apo me shume vakte PO – te gjitha frutat e fresketa, banane, molle, pjeshke, lengje nga domatet dhe karotat. Duhet pasur kujdes ne pemet qe mund te shkaktojne dhimbje: dardhat, rrushi, bademi, arrat, pjepri, lajthite. Pijet PO – uje, kafe ose caj, kakao me qumesht pa yndyre, lenge pemesh. Kujdes me birre, uje mineral, te gjitha pijet alkoolike dhe ato te gazuara qe mund te shkaktojne dhimbje.
Supe PO – supe pa yndyre, e kthjellet, me perime, gjelle me mish pa yndyre, oriz, patate, domate. JO – supe me krem, supe pule me yndyre.
Embelsira Po – jogurt pa yndyre, puding me qumesht me yndyre, torte dhe kekse pa yndyre, bonbone te forta, marmelate. Jo – akullore, puding me qumesht me yndyre, cokollate.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus