Kryesore » 2012 » Maj » 28 » Diabeti ndikon në gjendjen shpirtërore
1:46 AM
Diabeti ndikon në gjendjen shpirtërore
Personat që vuajnë nga diabeti i tipit 1 ose 2 përjetojnë ndryshime të papritura të nivelit të sheqerit në gjak të cilat shkaktojnë ndryshime të gjendjes së tyre shpirtërore, me çka u prishet kualiteti i jetës.Trupi i personave me diabetin e tipit l nuk mund të prodhojë insulinën në mënyrë të pavarur, ndërsa personat me diabetin e tipit 2 duhen të rregullojnë nivelin e insulinës, sepse trupi i tyre nuk është në gjendje të prodhojë sasinë e mjaftueshme të insulinës."Ndryshimet e nivelit të sheqerit në gjak ndikojnë në gjendjen shpirtërore të të gjithë njerëzve, ndërsa te personat, të cilët janë të sëmurë nga diabeti, ato ndryshime dukshëm janë më të shpeshta”, transmeton EveryDay Health deklaratën e dr. Vivian Fonseca.Hiperglikemia (niveli i lartë i sheqerit në gjak) mund të reduktojë aftësinë e koncentrimit dhe të rrisë tensionin. Hipoglikimia (niveli i ulët i sheqerit në gjak) mund të nxisë nervozizëm, madje edhe sjellje agresive.Nëse vuani nga diabeti dhe nuk dini se si të përballeni me ndryshimet e gjendjes shpirtërore, këshillohuni me mjekun tuaj ose me terapeutik që të mos preket kualiteti i jetës suaj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.5/2

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus