Kryesore » 2012 » Shkurt » 17 » Cigarja mund të lihet duke pirë ujë
11:03 AM
Cigarja mund të lihet duke pirë ujë
Uji luan një rol shumë të rëndësishëm në lënien e cigares.
Duhanpirësit duhet të konsumojnë ujë kur kanë dëshirë të pinë një cigare sepse uji largon gjendjen e tensionuar që lind nga mospirja e cigares, transmeton Starti njoftimet.
Në fillim duhanpirësit duhet të minimizojnë numrin e cigareve të konsumuara gjatë ditës. Nëse konsumojnë ujë sa here që kanë dëshirën e marrjes së një cigareje atëherë pakësohet dëshira për ta marrë dhe zhduket shqetësimi që ndjen. Ato që dëshirojnë ta lënë cigaren duhet të lajnë dhëmbët pas çdo ushqimi sepse larja e dhëmbëve pas ushqimit minimizon dëshirën për të marrë një cigare.Mund të ndryshohet dhe firma e cigares që konsumohet. Të bëhet e kundërta e të gjitha zakoneve. P.sh nëse pihet me dorën e djathtë më pas të pihet me të majtën, nëse keni dëshirë të pini një cigare mos e pini menjëherë pas kafesë por 15 minuta më vonë. Pra të ndryshoni zakonet e përditshme që keni frekuentuar gjatë pirjes së cigares dhe gradualisht do ta keni më të lehtë ta lini.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus