Kryesore » 2012 » Dhjetor » 12 » Çaji i zi parandalon diabetin?
10:15 PM
Çaji i zi parandalon diabetin?
Shkencëtarët zviceranë në hulumtimin e fundit kanë zbuluar që çaji i zi mund të parandalojë krijimin e diabetit të tipit 2.Diabeti i tipit 2 është duke u bërë gjithnjë e më i shpeshtë, ndërsa ekspertët paralajmërojnë që nëse shprehitë e njerëzve nuk ndryshojnë, numri i personave që vuajnë nga diabeti deri në vitin 2030 do të jetë madje 900 milionë, dhe atë nëpër gjithë botën.Shkencëtarët kanë vëzhguar shprehitë e njerëzve nëpër vende të ndryshme. Kanë përcaktuar që në vendet ku përqindja e konsumimit të çajit të zi është më e lartë, përqindja e njerëzve që vuajnë nga diabeti i tipit 2 është më e ulët.Në Irlandë, Turqi dhe Britani të Madhe përqindja e konsumimit të çajit të zi është më e lartë, derisa më e ulët është në Korenë Jugore, Brazil dhe Kinë.Udhëheqësi i hulumtimeve, dr. Ariel Beresniak, ka deklaruar se si "ekziston lidhja në mes konsumimit të çajit të zi dhe reduktimit të rrezikut nga krijimi i diabetit të tipit 2, por gjithsesi është e nevojshme që hulumtimi të vazhdojë”. 

Hulumtimi ka treguar që efekt të mirë kanë edhe çajet e gjelbra dhe të bardha, ndërsa më efikasi është i ziu, për shkak të procesit të prodhimit. Kështu, çaji i zi fermentohet më së miri dhe flavonoidet (katehinet) e thjeshta i ndryshon në komponime komplekse të cilat quhen teaflavinë dhe tearubiginë.

Këto komponime konsiderohet që reduktojnë rrezikun nga krijimi i kancerit dhe ngadalësojnë përhapjen e qelizave të kancerit. Edhe pse hulumtimi, i cili është publikuar në revistën BMJ Open, ka nevojë të vazhdohet, shkencëtarët gjithsesi rekomandojnë konsumimin e të gjitha llojeve të çajit, dhe në veçanti të çajit të zi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus