Kryesore » 2011 » Maj » 9 » Recetë - picë për drekë me brumë të bukur
10:51 AM
Recetë - picë për drekë me brumë të bukur
Nuk e di a mund të bëni brumë pët picë. Zakonisht është e vështirë, por provojeni këtë recetë, është e përkryer. Më e rëndësishmja nga të gjitha është të nisim me këtë pjesë, përkatësisht me përbërjet e nevojshme.
Për brumin ju nevojiten:
900 gr miell
30 gr maja
2 gota ujë
30 gr kripë
1 lugë sheqer
Përziejeni mirë brumin dhe lëreni të vijë një orë. Pastaj, përsëri punojeni dhe lereni 20 minuta dhe ndajeni në tre copë. Secilën copë hapeni në formë sipas dëshirës (rreth ose trekëndësh) dhe pastaj jeni gati të vendosni çfarë të doni sipas dëshirave, Është e rëndësishme të keni sos domatesh ose keçap mund të hidhni erëza si rigon, vegjeta, dhe ta lyeni petën. Kurse pastaj sipas dëshirës, sallam (pule, derri), kulen, kërpudha të freskëta ose të konservuara, kaçkavall ose djathë si të doni, nëse doni speca djegëz mund të vendosni edhe speca, kurse përfundojeni me pak ajkë kosi dhe pica juaj është gati për në furrë. Piqeni në 200 deri 250 gradë celcius 15 minuta dhe pastaj është gati për t'u ngrënë.

Ju bëftë mirë!
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus