Kryesore » 2011 » Maj » 23 » Pacientët me kancer, buxheti 50% më pak se vitin e kaluar
1:49 PM
Pacientët me kancer, buxheti 50% më pak se vitin e kaluar
Pacientët e shtruar në shërbimin e Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" po vuajnë krizën e mungesës së citostatikëve. Aktualisht vetëm dy lloje citostatikësh gjenden në spital ndërsa pjesën më të amdhe pacienttë I blejnë ose janë të detyruar të mos trajtohen sepse citostatikët janë shumë të shtrenjtë. Këtë e pohojnë vet pacientët por edhe personeli shëndetësor. 
Por kriza nuk mbaron këtu sepse mungesat do të jenë prezent gjatë gjithë vitit pasi fondet për citostatikët do të jenë plot 50% më pak se vitin e kaluar. Kështu drejtoria e QSUT-së ka vendosur që këtë vit të planifikojë më pak barna të cilët mbajnë gjallë pacientët në Onkologjik. Shefi i këtij shërbimi, Agim Sollaku theksoi për gazetën se nuk është në dijeni të këtyre prokurimeve por sipas tij shkurtimi i buxhetit për Onkologjinë është një problem madhor në kurriz të pacientëve.


Ndërsa burime zyrtare të drejtorisë së QSUT-së pranojnë se fondi për Onkologjinë do të jetë më i voglë se vitin e kaluar sepse u është dhënë prioritet edhe shërbimeve të tjera.


****


Kriza e mangësive të citostatikëve nuk ka kursyer pacientët të cilët vuajnë sëmundjet e rënda në shërbimin e Onkologjisë. Mjafton të bësh krahasimin me një vit më parë në faqen zyrtare të Agjensisë së Prokurimit Publik fondi për citostatikët është 50% më pak se në vitin 2010. Shefi i shërbimit të Onkologjisë, Agim Sollaku pranon krizën e mangësive të citostatikëve aktualisht por shprehet i habitur edhe me vendimin për përgjysmimin e buxhetit. "Ankesat e pacientëve për citostatik janë të drejta sepse mjekimi për ta është i domosdoshëm.


Në fakt unë nuk e di nëse buxheti për citostatikët të jetë përgjysmuar. Nuk jam bërë me dije aspak për këtë. Ne kemi bërë kërkesat tona për nevojat e Onkologjikut sepse këta pacient kanë nevojë për trajtim. Nuk mundem ta besoj se do na lënë me buxhet aq të vogël sepse kjo është vërtet problematike. Edhe momentalisht nuk ka citostatik. Problemi ëhstë evident ndaj dhe duhet të merren masa", pohon Agimk Sollkau.


Ndërsa burime pranë drejtorisë së QSUT-së pohojnë se buxheti në total për QSUT-në është i pamjaftueshëm. "Nuk mund të bëjmë të njëtën gjë si vitin e kaluar ku kaluam një pjëse të madhe të buxhetit për onkologjinë dhe lamë shërbime të tjera si kirurgjinë", pohojnë burime të QSUT-së.


****


Vuajnë sëmundje të rënda dhe vetëm mjekimi mund t'i mbajë në jetë, por medikamentet që duhet t'u ofrohen falas në spital, tashmë, janë kthyer në problem të madh pacientët e shtruar në Onkologjik. "Është e pamundur ta sigurojmë mjekimin sepse duhen rreth 2 milion lek të vjetra në muaj. Nuk kemi ku ti gjemë ato para ndaj dhe po shtyjmë ditë.


Qenka e shkruajtur për net ë vuajmë sëmundjet dhe varfërinë", pohon njëra nga pacientet e shtruar në shërbimin e Onkologjisë. Në fakt nuk është e vetmja që vuan mungesën e citostatikëve pasi aktualisht në Onkologjik ka vetëm dy lloje citostatikësh ndërsa të tjerat mungojnë.


Rrëfimi: Si mbijetoi babai nga sëmundja


Nuk mundet të harrojë për asnjë moment vuajtjet që ka kaluar me babain e saj. Në shërbimin e Onkologjisë para 5 vitesh mjekët do ti jepnin lajmin e hidhur se babai i saj ditët i ka të numëruara dhe se shpëtimi është i pamundur. Një intelektuale rrëfen dhimbjen dhe trishtimin që ka kaluar me kurimi e babit të saj dhe se shpëtimin e tij e gjeti jashtë vendit.


"Mjekët këtu na thanë se nuk ka shpëtim por menduam që ta provojmë edhe jashtë vendit. Kështu në Turqi na thanë se sëmundja mund të trajtohej dhe se babai kishte ende shance për të jetuar. Në fakt kështu ndodhi sepse ai jeton ende edhe pse me mjekim", pohon ajo. Ndërkohë rrëfimi i saj vazhdon me peripecitë për ti siguruar mjekim sepse ishte shumë i shtrenjtë dhe në spitalet tona ishte mision disi i pamundur.


"Mjekimi shkonte deri në 1.5 milion lekë në muaj. Duhet të dini se një pacient me kancer ka nevojë edhe për trajtim të mirë psikologjik dhe dietë të mirë ushqimore. Është shumë ë e vështirë por duhet sakrificë e madhe që ti mbash në jetë. Por në fakt ata mund të jetojnë nëse trajtohen mirë",= rrëfen ajo.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus