Kryesore » 2011 » Maj » 7 » Në QKUK ka mungesë të insulinave
6:11 PM
Në QKUK ka mungesë të insulinave
Shëndetësisë, Ferid Agani, thotë se problemi qëndron te menaxhimi i dobët, përkatësisht për shkak të vonesave të prokurimit. Për pasojë, pacientët që vuajnë nga diabeti janë të shtyrë që t`i sigurojnë barnat, varësisht nga xhepi i tyre.

Pacientet që vuajnë nga sëmundja e diabetit, shpeshherë përballen me mungesë të insulinave. Njëri nga ta tha për Radion Blue Sky se kur mungon mbështetja nga shteti shpenzimet janë të mëdha.

Ministri Agani arsyetohet se është duke punuar për kapërcimin e kësaj situate, por çështja nuk është e lehtë.

"Tash ne jemi në kurthin e procedurave ligjore të prokurimit dhe në anën tjetër nevojave të qytetarëve për këtë preparat. Prandaj, asgjë me tepër nuk mund të ju them, por në baza ditore jam i interesuar që ky problem të tejkalohet sa më shpejt. Problemi është te planifikimi i dobët i insulinës dhe procedurat shumë të vonuara të prokurimit dhe në këtë drejtim kërkohet edhe ndryshimi i ligjit të prokurimit”, thotë Agani.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus