Kryesore » 2012 » Korrik » 3 » Lengu i limonit dhe i portokallit parandalon gurët në veshka
0:11 AM
Lengu i limonit dhe i portokallit parandalon gurët në veshka
Gurët në veshka krijohen si pasojë e mungesës në sasi të mjaftueshme të lëndëve që parandalojnë krijimin e gurëve në urinë dhe nga pasurimi i urinës me kripëra që i formojnë ato.Ato shkaktojnë me dhimbje, gjak në urinë, infeksione të rrugëve urinare, temperaturë, përzierje dhe të vjella. Tek meshkujt shfaqen 3 herë më shumë se tek femrat dhe një nga shkaqet kryesore të krijimit të tyre është ushqyerja e pamjaftueshme dhe moskonsumimi i lëngjeve. Konsumimi i lëngjeve minimizon mundësinë e krijimit të gurëve në veshka. Lëngu i limonit dhe i portokallit ul në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e krijimit të gurëve në veshka për shkak të acidit nitrik që përmban. Ndërsa produktet e pasura me proteinë dhe kripë rrisin mundësinë e krijimit të gurëve.Edhe ilaçet janë një faktor tjetër ndikues në shfaqjen e gurëve në veshka. Disa ilaçe që përmbajnë kalcium dhe sodium në kurimin e hipertensionit, rrisin mundësinë e krijimit të gurëve. Ndërsa ilaçet shkarkues të urinës në disa raste rrisin rrezikun e krijimit të gurëve e në disa raste të tjera e minimizojnë atë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus