Kryesore » 2012 » Mars » 23 » Konsumimi i një gote me lëng panxhari ul tensionin e gjakut
8:33 PM
Konsumimi i një gote me lëng panxhari ul tensionin e gjakut
Një grup studiuesish në Britaninë e Madhe kanë zbuluar se edhe doza të vogla të lëngut të panxharit të sheqerit të konsumuara në mënyrë të përditshme, ndikojnë ndjeshëm në uljen e tensionit të gjakut. Hipertensioni është një sëmundje e rrezikshme që e rrit shumë mundësinë për të pësuar infarkt në zemër te njerëzit të cilët kanë probleme me të.
Edhe studimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i 500 ml lëng panxhari ndihmon për të ulur tensionin e gjakut gjatë 24-orëshit. Megjithatë, studimi i fundit ka synuar të zbulojë nëse i njëjti efekt sa i përket hipertensionit, mund të përftohet edhe nga konsumimi i një sasie më të vogël. Studiuesit kanë dalë në përfundim se konsumimi edhe i 100 ml lëng panxhari në ditë, pra një gotë uji, ndihmon në  uljen e tensionit të gjakut dhe mbajtjen e tij në nivele normale brenda harkut të 13 orëve.Edhe konsumimi i bukës, të pasuruar me panxhar të bardhë ose të kuq, jep gjithashtu të njëjtin efekt. Ky rezultat i panxharit i atribuohet nivelit të lartë të nitratit brenda tij, një përbërës i rëndësishëm, i cili pas reaksionesh zinxhir në organizëm, nxit zgjerimin e enëve të gjakut, pra rrjedhjen e tij, duke  e mbajtur kështu në nivele të ulëta tensionin. Sipas studiuesve, këto përfundime janë shumë të rëndësishme, pasi dëshmojë efektin pozitiv që mund të kenë ushqimet me përbërje nitrati në normalizimin e tensionit të gjakut, ndikimet negative në organizëm të të cilit janë shumë të mëdha. Në këtë mënyrë mund të krijohet një lloj kure natyrale për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni, duke shmangur rreziqet e shumta kardiake ndaj të cilave janë të ekspozuar këta njerëz.  23 mars 2012.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus