Kryesore » 2011 » Maj » 27 » Farmacistët nuk dinë akoma cilat ilaçe do rimbursohen
3:03 PM
Farmacistët nuk dinë akoma cilat ilaçe do rimbursohen
Lista e barnave të rimbursueshme nuk është miratuar ende ndonëse duhej miratuar që në fillim të vitit dhe kjo ka revoltuar pharmacist të cilët kërkojnë miratimin sa më parë të kësaj liste. Farmacitë, aktualisht po tregtojnë barnat me listën e vjetër në një kohë kur çmimet e tyre kanë ndryshuar me vendosjen e TVSH mbi barnat që nisi të aplikohet nga data 1 shkurt e këtij viti.
Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve, Arjan Jaupllari theksoi se vonesa e listës së barnave të rimbursueshme ka dëmtuar farmacitë që po humbin çdo muaj rreth 50 mijë lekë të reja. Ndërkohë farmacistët kanë renditur tre kërkesa kryesore ndaj qeverisë. Konkretisht, ata kërkojnë që të miratohet sa më të shpejt lista e re me ndryshimin e çmimeve, të mos ndryshohen marzhet e tregtimit të barit pasi sot norma e fitimit të farmacisë është rreth 5%, si edhe të ulet TVSH nga 10% deri në 1%, ose të hiqet fare. 

****


Sipas kreut të urdhërit të farmacistëve, Jaupllarit, lista e re e barnave të rimbursueshme për vitin 2011 duhet të kishte dalë që në fillim të vitit, sic ka ndodhur edhe vitet e shkuara. "Nisur nga kjo situatë çdo farmaci me kontratë humb mesatarisht 50.000 të reja lekë në muaj. Për këtë gjë ne kërkojmë miratimin sa më të shpejtë të listës së re me ndryshimin e çmimeve",- tha Jaupllari. Gjithashtu një në një kërkesë që i kanë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, farmacitë kanë kërkuar uljen e TVSH nga 10 në 1 për qind, si dhe kanë kërkuar njëkohësisht të mos ndryshohen marzhet e tregtimit të barnave të paktën për një periudhë 6 mujore.


Kërkesat e farmacistëve


1. Të miratohet sa më të shpejtë të listës së re me ndryshimin e çmimeve

2. Të mos ndryshohen marzhet e tregtimit të barit pasi sot norma e fitimit të farmacisë është rreth 5%

3. Të uljen e TVSH nga 10% deri në 1%, ose të hiqet fare



Abuzuan me barnat, ndëshkohen 52 farmaci dhe 33 mjekë

Shkelje të kufizimeve të listës së barnave të rimbursueshme, shkelje të protokolleve të përdorimit të barnave, parregullsi e theksuar e kartelave klinike me mungesa të ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike. Këto janë disa nga shkelje që kanë bërë farmacistët dhe mjekët e disa poliklinikave, ndaj të cilëve Drejtoria e Kontrollit Parësor dhe Farmaceutik në Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka marrë masa të rënda.


"Në Berat, Durrës dhe Lezhë kanë kontratë 146 subjekte farmaceutike nga të cilat janë penalizuar 52 subjekte farmaceutike. Ndaj 52 subjekteve janë vendosur masa administrative me gjobë. Për 15 subjekte gjoba kap vlerën 80 000 lekë, për 25 subjekte të tjera gjoba arrin në vlerën 310 000 lekë, ndërsa për 27 subjected e mbetura gjova shkon në vlerën 1 721 579 lekë", bëri të ditur Pjerin Kodraçaj, drejtor i drejtorisë së kontrollit Farmaceutik dhe Parësorit në ISKSH.


Shkeljet për farmacitë janë vërejtur për diferenca në minus të pajustifikuara me receta pa rimbursim, për parregullsi në dokumentacion sipas detyrimeve kontraktuale dhe për mos prezencë të drejtuesit teknik me kontratë me DRSKSH-të.


Nga ana tjetër, sipas z. Kodraçaj, edhe mjekët të cilët janë gjobitur nuk argumentojnë siç duhet rastet e reja dhe ato me ndryshim terapie, por bazohen thjesht në rekomandimin e mjekut specialist dhe jo ne bazë të argumentimit të tyre profesional dhe ekzaminimeve të domosdoshme laboratorike sipas protokolleve të përdorimit të barnave.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus