Kryesore » 2012 » Korrik » 24 » Zbulohet ilaçi kundra turbekulozit
4:43 PM
Zbulohet ilaçi kundra turbekulozit
Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë ilacin e ri, i cili do të mund të shërojë turbekulozin. Studim i paraqitur në Konferencën Ndërkombëtare për sëmundjen SIDA në Uashington, thekson se një kombimin i ri medikamentesh ka vrarë 99% të bakterieve të pacientëve me tuberkuloz, brenda dy javëve. Zbulimi ka rritur shpresat se është gjetur ilaç i ri kundër formave rezistuese në rritje të tuberkulozit.Shkencëtarët kanë bërë me dije se përzierja e tri ilaçeve mund ta përshpejtojë trajtimin dhe të ndihmoj në reduktimin e emergjencës së formave rezistuese të tuberkulozit.Studimi më parë është publikuar në revistën prestigjioze mjekësore për sëmundjet infektive, The Lancet, ndërkohë që Doktor Mel Shpigelman, nga grupi kërkimor jofitimprurës, Aleanca TB, deklaroi se tuberkulozi është vrasësi më i madh i pacientëve me AIDS dhe se ai duhet të frenohet në masë shumë më të madhe me qëllim që të ndalet epidemia AIDS.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus