Kryesore » 2012 » Maj » 23 » Ushqimi për zemër më të shëndetshme
11:57 PM
Ushqimi për zemër më të shëndetshme
Bimët e freskëta
Bimët e freskëta mund t’i bëjnë shumë më të shëndetshme edhe ushqimet e tjera. Në vend të mëlmesave të pashëndetshme, shërbehuni me bimë siç janë rozmarina, sherbela, rigoni ose trumza. Të shkëlqyeshme janë për luftën kundër sëmundjeve të zemrës, sulmit në tru, tensionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë dhe diabetit.
Fasulja e zezë
Është burim i pasur i materieve ushqyese të cilat janë të shëndetshme për zemrën, duke përfshirë edhe acidin folik, antioskidantët dhe magnezin i cili ulë tensionin e gjakut, çka ndihmon në kontrollimin e nivelit të kolesterolit dhe sheqerit. Fasulen e zezë mund ta përgatisni në mënyra të ndryshme dhe mund ta gjeni jashtëzakonisht lehtë, prandaj nuk ka arsye të mos e konsumoni.

Resveratroli

Nëse pini alkool, vera e kuqe është zgjidhje e shkëlqyeshme. Resveratroli, i cili gjendet me bollëk në verë të kuqe, mbron muret e arterieve. Femrat nuk duhet të pinë më shumë se një gotë verë të kuqe gjatë ditës, ndërsa meshkujt nuk duhen të pinë më shumë se dy gota në ditë. Duheni të jeni të kujdesshëm, sepse alkooli në kombinim me disa ilaçe, siç është aspirina, mund të shkaktojë probleme të ndryshme.

Salmoni

Është definitivisht një nga ushqimet më të mira dhe atë për tërë organizmin. Acidet yndyrore omega 3 do të reduktojnë rrezikun nga çrregullimi i ritmit të zemrës, i cili mund të çojë deri të sulmi i papritur i zemrës. Salmoni po ashtu ul tensionin e gjakut dhe redukton inflamacionet. Përgatiteni me vaj bimor, piqeni në folje pa vajra shtesë që salmoni të ruajë të gjithë veçoritë e veta.

Tuna

Po ashtu është burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega 3 dhe është shumë më lehtë të gjendet se salmoni. Peshqit e pasur me acidet yndyrore omega 3 janë skumbri, harenga, trofta dhe sardelet.

Vaji ekstra i virgjër i ullirit

Ky vaj veçanërisht është i pasur me polifenole, antioksidantët e shkëlqyeshme për shëndetin e zemrës. Nëse i zëvendësoni vajrat nga acidet e ngopura yndyrore me vaj ulliri, do të reduktoni nivelin e kolesterolit. Polifenolet luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e enëve të gjakut. Vajin e ullirit mund ta përdorni në mënyra të ndryshme.

Arrat

Një grusht arra në ditë mund të reduktojë nivelin e kolesterolit dhe inflamacionin në artere. Arrat janë të pasura me acidet yndyrore omega 3, yndyrat mono-të-pangopura dhe fibrat. Në vend të ushqimeve të pashëndetshme, hani një grusht arra.

Bajamet

Bajamet shkojnë shkëlqyeshëm në kombinim me ushqimet e ndryshme, siç janë peshku dhe pula. Janë të shkëlqyeshme për përgatitjen e të gjitha llojeve të ushqimit, nga aperitivët e deri tek desertet. Janë burim i pasur i vitaminës E, steroleve bimore, fibrave dhe yndyrave, të shëndetshme për zemrën. Ndihmojnë te reduktimi i nivelit të kolesterolit të keq dhe reduktojnë rrezikun nga zhvillimi i diabetit.

Tofu

Përmban minerale të cilat janë të shëndetshme për zemrën, fibrat dhe yndyrat poli-të pangopura, për ç’arsye do të shmangni ngarkesën e artereve. Tofun mund ta përgatisni në mënyra të ndryshme, nga skara deri te gjellët, supa.

Portokajtë

Kjo pemë e ëmbël e lëngët përmban pektinë dhe kalium, të cilët rregullojnë tensionin e gjakut dhe reduktojnë nivelin e kolesterolit. Portokalli mund të përmirësojë funksionin e enëve të gjakut dhe sistemit kardiovaskular në tërësi.

Spinaqi

Kjo perime e gjelbër me gjethe është e pasur me kalium dhe magnez që ndihmojnë te rregullimi i tensionit të gjakut. Fibrat, vitaminat dhe antioskidantët të cilët gjenden në spinaq defenetivisht do të përmirësojnë shëndetin e zemrës suaj.

Karotat

Kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe reduktojnë rrezikun nga zhvillimi i diabetit. Karotat po ashtu janë ushqime të cilat janë treguar më të mirat në luftë kundër kolesterolit, duke iu falënderuar nivelit të lartë të fibrave të tretshme.

Elbi

Fibrat që gjenden në përbërje të elbit do të reduktojnë kolesterolin dhe nivelin e glukozës në gjak. Elbin përdoreni si shtesë në ushqimet siç janë supat dhe gjërat e ziera.

Qulli i tërshërës

Tërshëra në të gjithë format e veta ndihmon te reduktimi i kolesterolit të keq. Një tas me qull tërshëre do të ndihmojë në ruajtjen e nivelit stabil të sheqerit në gjak, çka është e dobishme për diabetikët.

Farat e lirit

Janë të pasura me fibra, fitokimikate dhe acide yndyrore omega 3. Fitokimikatet nxisin veprimin e acideve yndyrore omega 3, për ç’arsye janë edhe të forta. Shtoni në drithëra, jogurt, qumësht ose miell.

Kafeja

Kafeja ose çaji mbrojnë zemrën dhe parandalojnë zhvillimin e diabetit të tipit 2. Personat që pinë 3 deri 4 filxhanë kafe ose çaj në ditë, kanë madje 25 për qind rrezik më të vogël nga formimi i problemeve të zemrës.

Qershitë

Janë burim i pasur i antocianit, antioksidantit i cili ndihmon në mbrojtjen e enëve të gjakut. Qershitë në cilëndo formë ofrojnë materie të shëndetshme ushqyese. Qershitë mund t’i hani në kombinim me drithërat, sallatat ose si pjesë të ëmbëlsirës.

Boronicat

Boronicat përmbajnë antovianinë, beta karoten, luteinë, vitaminë C, acid folik, magnez, kalium dhe fibra. Këto materie definitivisht e bëjnë boronicën ushqim për zemër. Boronicat po ashtu mund t’i hani me drithëra të ndryshme, jogurt, petulla dhe ngjashëm.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus