Temperatura e duhur e ujit për flokët tuaj - 28 May 2011 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2011 » Maj » 28 » Temperatura e duhur e ujit për flokët tuaj
5:44 PM
Temperatura e duhur e ujit për flokët tuaj
Temperatura e ujit mund të ndikojë në mënyrën se si duken flokët tuaj. Kur bëhet fjalë për larjen e flokëve, disa persona e pëlqejnë ujin më të nxehtë, ndërsa disa më të ftohtë, në fakt, temperatura ideale është diku ndërmjet këtyre ekstremeve, dhe është më mirë që të lani flokët tuaj me ujë të ngrohtë.

Pse ujë të ngrohtë? Nëse uji është i ftohtë, nuk do të eliminojë yndyrën e tepërt, ndërsa në qoftë se uji është i nxehtë, lëkura e kokës do të fillojë të prodhojë sebum (sekrecion vajor) shtesë. Uji i ngrohtë lejon një pastrim efikas pa agresivitet dhe irritim ndaj lëkurës tuaj.

Pasi të jeni larë me ujë të ngrohtë është një ide e mirë për të përdorur ujë të ftohtë për shpërlarje, pasi kjo i ndihmon flokët tuaj të reflektojnë dritën më mirë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus