Studimi: Dieta e gjumit, me mire se palestra? - 2 May 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Maj » 2 » Studimi: Dieta e gjumit, me mire se palestra?
10:59 AM
Studimi: Dieta e gjumit, me mire se palestra?
Harrojini oret e zgjatura ne palester dhe llogaritjen e pafund te kalorive, pasi ka nje menyre shume me te thjeshte per te humbur ne peshe.Nje diete "gjumi” eshte pergjigja me e mire per te humbur kile, pretendojne disa shkencetare pas nje studimi.Fjetja e me pak se shtate oreve gjate nates duket se "inkurajon” gjenet qe shkaktojne fitimin e peshes, ndersa me shume se nente ore gjume eshte ne gjendje te prodhoje efektin e kundert.Studimi u fokusua ne me shume se nje mije çifte binjakesh identike, te cilet kane trasheguar te njejtat gjene qe komandojne peshen, ne menyre qe te perjashtohej faktori gjenetik ne shendetin e tyre, duke u fokusuar vetem tek faktoret e jashtem.

Studimi tregoi se per ata qe flinin rregullisht me pak se shtate ore ne nate, 70% e mbipeshes se tyre i detyrohej faktorit gjenetik, ndersa per ata qe flinin mbi nente ore, kjo statistike reduktohej ne menyre drastike ne 32%.

Kjo u tregoi shkencetareve se ne persona me te njejtin gjen, menyra se si ai funksionon eshte e ndryshme dhe se gjumi ndikon ne menyre te drejteperdrejte ne kete aktivitet.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus