Kryesore » 2011 » Qershor » 4 » Shtatzënat të shmangin pesticidet!
0:13 AM
Shtatzënat të shmangin pesticidet!
Ekspozimi ndaj pesticideve gjatë shtatzënisë - qoftë atyre që përdoren në bujqësi ose atyre që përdoren në shtëpi - sjell rrezik të madh për foshnjën që do të lindë.
Substancat kimike të pranishme në këto pesticide mund të kenë ndikim të madh në zhvillimin e aftësive njohëse të fëmijës (kujtesa, mendimi, mësimi etj.) dhe madje mund të zvogëlojnë edhe koeficientin e inteligjencës.
Studimet e realizuara në Universitetin Columbia kanë treguar se fëmijët, nënat e të cilëve kanë pasur nivel më të lartë të pesticidit organofosfatik në gjak, kanë pasur mesatarisht shtatë pikë më pak në testet e inteligjencës në moshën shtatëvjeçare.
Shkencëtarët pohojnë se është shumë e rëndësime që të paralajmërohen nënat e ardhshme, por edhe opinioni i gjerë, mbi efektin e dëmshëm të pesticideve, të cilat në një mënyrë rrezikojnë të ardhmen e fëmijëve. /Telegrafi/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus