Shega - fruta më shëruese në botë - 20 November 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Nëntor » 20 » Shega - fruta më shëruese në botë
10:21 AM
Shega - fruta më shëruese në botë
Shega – fryti shërues i pasur me antioksidantë, gjithmonë është vlerësuar si simbol i shëndetit, plleshmërisë dhe jetës së amshueshme. Jashtëzakonisht të popullarizuara janë lëngu, farat dhe vaji i saj. Shumë studime kanë vërtetuar që bëhet fjalë për një nga frutat më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe eshtëror, shkruajnë mediet.Është treguar që edhe doza ditore e ekstraktit të shegës nga i cili më së shpeshti konsumojmë çaj ose pekmez, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe nivelit të kolesterinës. Shkencëtarët konsiderojnë që kjo mund të reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës te personat e trashë për 17 për qind.Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë rritjen e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leukemisë dhe parandalojnë ndryshimet të cilat nxisin rritjen e tumorit.

Shega është po ashtu e mbushur me vitamina C dhe konsiderohet mjet i shkëlqyeshëm kundër proceseve inflamatore, ndërsa është burim i shkëlqyer i vitaminës B5, kaliumit, fenoleve natyrale si elagitaninet dhe flavonoidet.

Përmban fitokimikate që nxisin krijimin e serotoninës për disponim më të mirë dhe estrogjenit për ruajtjen e masës eshtërore, ndërsa ky zbulim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për parandalimin e osteoporozës.

Për ngritjen e imunitetit dhe parandalimin e çrregullimeve shëndetësore ekspertët rekomandojnë konsumimin ditor të 2,5 decilitrave të lëngut të shtrydhur të shegës ose atij kualitativ të blerë.

Hulumtimet kanë treguar që vaji i shegës mbron nga kanceri, diabeti, trashja dhe sëmundjet e zemrës, ndërsa të pasurit e antioksidantëve me shumicë e bën shegën aleat të fuqishëm kundër plakjes. Ia kthen elasticitetin lëkurës, duke luftuar njëkohësisht kundër ekzemave, psoriazës dhe lëkurës të djegur nga dielli.

Acidet yndyrore që i përmban reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet në muskuj.

Tutje, shega është e pasur me fitoestrogjene, të cilat lehtësojnë simptomat e menopauzës dhe paramenopauzës si ndryshimi i disponimit, djersitja gjatë natës dhe mungesa e libidos.

Përveç të gjitha këtyre që u theksuan, lëngu i shegës përmirëson edhe funksionin erektil dhe ngrit kualitetin e spermës.

Aplikimi i shegës në shtëpi është i madh, nga ajo mund të përgatiten xhelatina, ëmbëlsirat, shurupet, melasa, lëngjet, likeret, vera, uthulla dhe çaji.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus