Sëmundjet më të shpeshta të kyçeve, shkaqet dhe kurimi me bimë mjekësore - 5 December 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Dhjetor » 5 » Sëmundjet më të shpeshta të kyçeve, shkaqet dhe kurimi me bimë mjekësore
1:15 PM
Sëmundjet më të shpeshta të kyçeve, shkaqet dhe kurimi me bimë mjekësore
Reumatizma është një sëmundje që harrohet në verë për shkak se dhimbjet e saj zgjohen në periudha me lagështirë apo në stinën e ftohtë të dimrit. Dhimbjet e kyçeve, apo siç njihen ndryshe dhimbjet reumatizmale, në periudhën e dimrit dhe sidomos në lagështirë, janë të shprehura dhe mjaft të bezdisshme. Populli u thotë "dhimbje që të hanë”, apo "dhimbje që të brejnë kockat ngadalë”. Sëmundjet reumatizmale janë prezente thuajse te çdo qytetar, ndonëse ato nxjerrin kokë në momente të caktuara dhe kryesisht pas moshës 50-vjeçare. Sidoqoftë jeta e vështirë e shqiptarëve, të cilët kryesisht kanë banuar në fshat, në mes të të ftohtit, të pa veshur mirë, por dhe në qytet për shkak të ambienteve me lagështi në banim, mungesës së sistemit ngrohës e etj, kanë bërë që sëmundjet reumatizmale të gjejnë terren për t’u zhvilluar. Artritet reumatoide që manifestohen kryesisht në gjymtyrë, spondiliartrozat që pushtojnë artikulacionet nga qafa në kërbishte, nervi isiatik, shpesh mërzisin njerëzit me dhimbjet e tyre "që të bluajnë eshtrat gradualisht”. Sot, përdoren një mori preparatesh antiinflamatorë që ndikojnë në qetësimin e dhimbjeve, por nuk përdoren sa duhet mjekimet popullore që japin jo pak rezultat. Në fakt mjekët popullor janë të pranishëm kudo, veçanërisht në zonat rurale, por dhe në periferi të qyteteve, të cilët jo rrallë me punën e kujdesin e tyre kanë larguar pacientet nga klinikat mjekësore…
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/2

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus