Rreziqet e alergjisë dhe parandalimi i tyre - 16 May 2011 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2011 » Maj » 16 » Rreziqet e alergjisë dhe parandalimi i tyre
2:52 PM
Rreziqet e alergjisë dhe parandalimi i tyre
Gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë nga alergjia dhe kërkojnë informata dhe mënyra si të ndihmohen. Problemi mund të jetë edhe më i madh, sepse për alergjitë dihet pak dhe ndonjëherë është vështirë të njihen për shkak të një numri të simptomave të ndryshme atipike. Nëse alergjitë nuk janë të bujshme, njerëzit shpesh i injorojnë, duke mos ditur që alergjitë e pashëruara mund të nxisin edhe sëmundje të rënda degjenerative. Por nuk kanë të drejtë as pesimistët të cilët mendojnë që alergjitë janë diagnozë për tërë jetën dhe që kurrsesi nuk mund të shërohen.
Problem i madh është të njihen alergjitë. Jemi mësuar vetëm t’i shohim simptomat e tyre siç janë sytë e përlotur, turfullimi, problemet me sinuse, shpërthimi i puçrrave në lëkurë, alergjia nga poleni. Megjithatë, alergjitë shpesh janë në të vërtetë më të fshehta dhe më të shpeshta se sa mendojmë. Mund të jenë të lidhura me astmën, artritin, inflamacionin e fshikëzës së tëmthit, dhimbjen e vazhdueshme të kokës, sëmundjen e Crohnit, depresionin, sjelljen psikotike dhe të marrin formën e më shumë se qindra problemeve të tjera shëndetësore, të cilat në shikim të parë nuk kanë lidhje me alergjitë.
Ato çka i konsiderojmë procese inflamatore, në fakt mund të jenë alergji. Kështu, edhe alergjitë, edhe inflamacionet i lidhim me simptomat e njëjta: dhembje, ënjtje, nxehtësi dhe skuqje. Sa herë që keni alergji, të pranishme janë të paktën një nga këto simptoma. Nëse reaksioni alergjik është më afër lëkurës, të dukshme janë të katër shenjat – do të fitoni shpërthim puçrrash të cilat do të nxisin ënjtje, skuqje, ndjenjën e nxehtësisë dhe dhimbje. Kur reaksioni alergjik zhvillohet më thellë (ku ka mbarime më të vogla nervore), indi mund të jetë i fryrë, i kuq dhe i nxehtë dhe ju këtë nuk e ndieni.
Nuk ka rregulla as se kur edhe në çka do të shfaqet alergjia – dikush gjatë gjithë jetës mundet pa probleme të marrë penicilinë dhe të hajë dredhëza, dhe pastaj përnjëherë të shpërthejë alergjia, në formë të lehtë apo madje edhe të rrezikshme për jetë. Fëmijët më shpesh vuajnë nga alergjia se të rriturit, por shumë alergji të fëmijëve largohen me kohë, veçanërisht kur është fjala për ato më të shpeshtat (në qumësht, sojë, kikirik, peshk dhe ushqime të ngjashme, të zakonshme).
Alergjia është gjithmonë reagim ndaj diçkaje me të cilën trupi vjen në kontakt apo diçka që fusim në trup. Për ndonjë arsye të pacaktuar trupi këtë e interpreton si armik/rrezik dhe krijon antitrupa. Përveç alergjive ekziston edhe ndjeshmëria e tepërt në lloje të caktuara të ushqimit, ndërsa dallimi është në antitrupa. Për ndjeshmërinë e tepërt kryesisht nuk jemi të vetëdijshëm, por atë mund ta përcaktojmë me teste shumë të shtrenjta.
Grimcat dhe substancat që nxisin alergjitë i quajmë alergjenë, ndërsa alergjenët më të shpeshtë gjenden në ushqim, pluhurin shtëpiak, myk, qime dhe pështymën e kafshëve shtëpiake.
Nëse ju mundon alergjia, dilema e parë me të cilën do të përballeni është se në cilën mënyrë të shëroheni. Duket që rezultatet më të mira i arrijnë alergjikët, të cilët kanë pranuar diçka nga metodat konvencionale dhe diçka nga ato alternative të mjekimit. Mjekësia konvencionale e vetmja mund të lehtësojë shpejtë simptomat dhe të shpëtojë jetën te reaksionet më drastike si shoku anafilaktik nga i cili njeriu mund të vdesë brenda disa minutash (fatmirësisht, ndodhë rrallë). Por, shikuar në aspektin afatgjatë, alergjitë janë shenjë e sigurt që diçka në rrethin apo mënyrën e jetesës sonë nuk është në rregull.
Mjekësia alternative provon të gjejë shkakun e sëmundjes dhe të shërojë tërë personin, dhe jo vetëm simptomat, respektivisht, zonën e ngushtë të sëmurë. Metodat alternative më së shpeshti shërojnë përmes ndryshimeve të ushqimit dhe shprehive të jetesës, si edhe disa preparate nga përbërësit e natyrës, Megjithatë, me mjekësinë alternative njeriu duhet të jetë i kujdesshëm: përveç se nuk janë të bazuara shkencërisht, shumë nga ato metoda janë edhe tërësisht joefektive. Fatmirësisht, ka edhe prej tyre që në praktikë janë treguar të besueshme në një mostër të madhe të pacientëve, prandaj edhe shumë mjekë do të këshillojnë aplikimin e tyre pavarësisht se për ato metoda nuk ka gjithmonë shpjegime shkencore. Rritja e alergjive në qytetet moderne me siguri është e lidhur me ndikimet njerëzore -pesticidet, shtesat e ushqimit dhe shumë materiale artificiale në mjedisin tonë. Të shpeshta janë edhe alergjitë në ushqim nga organizmat e modifikuar gjenetikisht sepse trupi me siguri përbërjen e re të ushqimit e interpreton si diçka të panjohur dhe potencialisht të rrezikshme. Pavarësisht se për cilën mënyrë të mjekimit jeni përcaktuar, ndryshimet kualitative të shprehive jetësore dhe në ushqim mund të ndihmojnë tek shumica e alergjive pavarësisht shkakut. Shumë do të arrini me ushqimet e freskëta sezonale, të rritura më së miri ekologjikisht. Është mirë të reduktohet konsumi i ushqimit me prejardhje shtazore (mishi, produktet qumështore, vezët..) dhe ushqimet e rafinuara (mielli i bardhë, orizi i bardhë dhe sheqeri i bardhë).
Ushqimin bazojeni në perime dhe pemë të freskëta, bimë bishtajore dhe drithëra. Reduktojeni lagështinë e hapësirave në të cilat qëndroni më gjatë se 50 për qind për të shmangur mykun, tepihët me fije të gjata dhe gjithçka tjetër në çka lehtë mund të grumbullohet pluhur, ndërroni çarçafët një herë në javë. Kurdo që është e mundur, materialet artificiale me të cilët shpesh vini ne kontakt zëvendësojini me ato natyrale.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus