Rreziku per tumorin ne fyt vjen edhe nga...seksi! - 31 January 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Janar » 31 » Rreziku per tumorin ne fyt vjen edhe nga...seksi!
3:30 PM
Rreziku per tumorin ne fyt vjen edhe nga...seksi!
Shumë infeksionë janë lidhur me sjelljet seksuale dhe është vërtetuar se përhapja e HPV është më e madhe nëse është i lartë numri i partnerëve me të cilët ke raporte.Jo vetëm alkooli dhe cigaret, tani edhe seksi është një nga shkaqet për infeksion në fyt nga virusi papilloma (HPV), mbi të gjitha në subjektet mashkullore, që sëmuren me tumor në faring. Që në vitin 2007 ishte zbuluar një lidhje mes këtyre tipeve të tumorit dhe faktorëve që e shkaktojnë, por nga një studim i fundit i kryer në "Ohio State University” në Columbus, kanë dalë të dhëna më alarmante. Një kampion prej 5500 personave i janë nënshtruar një testi, që parashikonte realizimin e disa gargarave me një lëndë, që më pas analizohej për të gjetur viruse të mundshëm. Të paktën 10% e meshkujve shfaqte infeksionin, me kulmin që arrihej në moshën mes 30 dhe 34 vjeçëve, si dhe 60 e 64 vjeçëve. Për femrat, përqindja është më inferiore dhe vërtitet rreth 3.6%.Shumë infeksionë janë lidhur me sjelljet seksuale dhe është vërtetuar se përhapja e HPV është më e madhe nëse është i lartë numri i partnerëve me të cilët ke raporte, pavarësisht nga lloji i seksi që praktikohet (oral ose jo), ndonëse nuk harrohet kuota e lartë e infeksioneve të provokuara nga abuzimi me alkoolin e duhanin. Gjithsesi mbetet më e rrallë mundësia për t’u infektuar me virusin pa kontakte intime
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus