Pijet e gazuara të rrezikshme si cigaret - 10 August 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Gusht » 10 » Pijet e gazuara të rrezikshme si cigaret
1:05 PM
Pijet e gazuara të rrezikshme si cigaret
Pijet e gazuara të cilat shiten në treg duhen të kenë paralajmërimet, të cilat janë të shtypura në kutitë e cigareve, thonë shkencëtarët. Që pijet e gazuara joalkoolike nuk janë shumë të shëndetshme, dihet qysh shumë moti, por lobimi i prodhuesve është mjaft i madh dhe ende nuk kanë probleme me shitjen. Por, sipas mendimit të biologut Hans- Peter Kubis, pijet e tilla në etiketa duhen ta kenë paralajmërimin, ashtu si cigaret. 
Në 25 vjetët e fundit numri i litrave të konsumuara të pijeve të gazuara është rritur më shumë se dyfish, në 25 litra për kokë banori në vit, ndërsa rezultatet e hulumtimeve të reja janë shumë shqetësuese. Nëse pini një pijë në ditë, ose dy gjatë javës, e ngadalësoni metabolizmin aq shumë sa që kilogramët vetëm fillojnë të mblidhen. Përveç kësaj rrisni rrezikun nga sëmundja e zemrës dhe mëlçisë dhe tensioni i lartë. Te fëmijët situata është edhe më e rëndë sepse pijet e gazuara ndikojnë të bëhen të varur nga ushqimi i shpejtë, dhe sigurisht lëngjet.

Ato jo vetëm që ngadalësojnë metabolizmin, por ndryshojnë edhe gjenet në muskuj të cilat fillojnë të përdorin sheqertin për energjinë, në vend të yndyrave të cilat duhen t’i

djegin. Ende nuk dihet nëse ai ndryshim në muskujt është i përhershëm apo jo, por gjithsesi bëhet fjalë për ndryshime shumë të rrezikshme
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus