Kryesore » 2011 » Qershor » 3 » Përse nënat heqin dorë nga ushqimi me gji?
3:16 AM
Përse nënat heqin dorë nga ushqimi me gji?
Ka nëna të cilat me sukses ditë e natë ushqejnë foshnjën e tyre me gji dhe, megjithatë, heqin dorë.
Ato janë nëna të cilat nuk kanë besim tek vetja. Ato frikësohen se nuk do të mund të vazhdojnë më shumë dhe vazhdimisht kërkojnë të verifikojnë frikën e tyre. Në qoftë se bebja nganjëherë qan më shumë se zakonisht, mendojnë se nuk kanë qumësht të mjaftueshëm.
Në qoftë se bebja ka ngërçe, i dalin puçrra apo ndryshojnë jashtëqitjen, posaçërisht nëse jashtëqitja merr ngjyrë të gjelbër, menjëherë dyshohet tek qumështi i nënës.
Shumë nëna heqin dorë nga ushqimi me gji për shkak të thashethemeve se bebja e cila ushqehet me ushqim artificial fiton peshë më të madhe. Ndonjëherë i luhatin ato që lexojnë se nënat e tjera kanë hequr dorë nga ushqimi me gji pas 2 apo 3 muajve për shkak se nuk kanë pasur qumësht të mjaftueshëm... Krahas kësaj, më afër e kanë shishen me ushqim artificial.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus