Numri i të prekurve me kancer - në rritje - 4 February 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Shkurt » 4 » Numri i të prekurve me kancer - në rritje
4:12 PM
Numri i të prekurve me kancer - në rritje
Shqipëria renditet në listën e vendeve që kanë shifra të larta të pacientëve që vuajnë nga tumoret, ndërsa diagnostikimi i sëmundjes në shumicën e rasteve kapet në faza të avancuara duke e bërë thuajse të pamundur shpëtimin e jetës së pacientëve.Specialistët e shëndetit publik japin alarmin se kanceri do të jetë në një kohë shumë të shkurtër sëmundja që më së shumti do të vrasë shqiptarët. Mjekët onkologë thonë se numri i të diagnostikuarve me tumore të ndryshme vitin e shkuar është dyfishuar në krahasim me 5 vite më parë, duke shënuar mbi 5 mijë raste të reja në vit. Sipas tyre, nëse do të vazhdohet me këto ritme, kanceri do të jetë shkaktari kryesor i vdekshmërisë në Shqipëri, duke lënë pas rastet e të vdekurve për shkak të sëmundjeve të zemrës."Në Shqipëri viti që shkoi ka pak më tepër se 5 mijë raste të reja. Përpara 5-6 viteve kemi pasur të paktën 2 000 raste të reja. Mos harroni vetëm për 5-6 vjet janë dyfishuar rastet me kancer. Para disa vitesh kanceri ka qenë në vendin e pestë ose të gjashtë, dhe për 20 vitet e fundit kanceri ka zënë vendin e dytë për nga numri i vdekjeve. Të dhënat tregojnë se në Shqipëri shumë shpejt ky numër mund të zërë vendin e parë”, tha për mediat Henrik Zotaj, Drejtor i Shërbimit Onkologjik në Banesë.Për sa i përket vdekshmërisë, kanceri renditet e dyta sëmundje pas atyre kardiovaskulare. Të dhënat tregojnë se në 20 vitet e fundit është shtuar ndjeshëm numri i pacientëve që vuajnë nga lloje të ndryshme të tumoreve duke e dyfishuar atë krahasuar me vite me parë.Ndërkaq studimet më të fundit e rendisin rrezatimin si shkaktarin kryesor të kancerit. Teknologjia dhe përdorimi gjithnjë e më i shpeshtë i pajisjeve që lëshojnë rrezatim, si: kompjuteri apo celulari: po kalon çdo parashikim. Ndërsa faktorët gjenetikë, përdorimi i duhanit dhe alkoolit janë shkaktarë të kancerit, që po kalojnë tashmë në plan të dytë.
"Një ndër faktorët kryesor të saj dihen tashmë që janë rrezatimet e të gjitha llojeve. Ka dhe faktor gjenetik në këtë, po nuk është ai që trashëgon kancerin. Persona të sëmurë ose që kanë pasur të sëmurë me kancer në familje kanë një element tjetër. Ata kanë predispozicion më shumë se të tjerët, që do të thotë të kenë kujdes më tepër se të tjerët, të kontrollohen më shpesh se të tjerët”, thotë Zotaj. Janë të rinjtë ata që janë përdoruesit më të mëdhenj të pajisjeve teknologjike dhe për këtë arsye, Autoriteti Shëndetësor Rajonal organizoi një aktivitet sensibilizues me gjimnazistë të kryeqytetit. Mjekët u folën atyre për sëmundjet tumorale dhe u dhanë këshilla për rrugët e parandalimit të kancerit. Gjithashtu, edhe mjedisi dhe ajri i ndotur janë faktorë të tjerë që tregojnë rritjen e kancerit te mushkërive, sidomos në zonat industriale ku ka edhe mbetje dhe substanca toksike. Ndërsa femrat që jetojnë pranë zonave me ndotje te tillë rrezikojnë një menopauzë të hershme.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus