Mjalti dhe limoni - 17 May 2011 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2011 » Maj » 17 » Mjalti dhe limoni
7:55 PM
Mjalti dhe limoni
Mjalti dhe limoni në kombinim me ujin paraqesin recetën e thjeshtë, të vjetër 5000 vjet, për dobësim, e cila u ka ndihmuar miliona njerëzve për të zvogëluar peshën.
Ky ilaç shumë i thjeshtë nuk ju kushton gati asgjë, ndërsa ndihmon në shkrirjen e yndyrës dhe ju jep shëndet.
Ky medikament është përfshirë në sistemin e lashtë të mjekimit natyral të njohur si mjekësia Ayurveda, që në sanskritisht do të thotë "dija e plotë për jetë të gjatë”.
Përbërësit e nevojshëm janë: mjalti, limoni, një gotë me ujë në temperaturë të dhomës.
Mjalti përdoret mijëra vite si ilaç në mjekësinë Ayurveda për të ndihmuar në shkrirjen e yndyrave të grumbulluara. Mjalti ka veti kimike tërësisht të ndryshme nga yndyrat dhe sipas mësimeve të mjekësisë Ayurveda ndihmon në shkrirjen e yndyrave të grumbulluara të cilat nuk gjenden vetëm nën lëkurë, por edhe rreth organeve vitale, çka pengon punën e tyre dhe dëmton ushqimin.
Sipas teksteve të lashta mjekësore mjalti ka përfitimet e mëposhtme shëndetësore:
-Ndikon në substancat e yndyrshme, mjalti është i kundërt prej sheqerit, edhe pse ka shije të ëmbël si sheqeri i cili trashë, pra çon në shkrirjen e yndyrave dhe zvogëlon peshën:
- Tretet lehtë
- Përmirëson tretjen
- I mirë për shikim
- I mirë për zë
- I jep elasticitet trupit
- Jep kënaqësi psikike dhe disponim të mirë
- Shëron plagët
- Pastron dhe shëron plagët e vogla
- Përmirëson inteligjencën
- Shëron shumë lloje të sëmundjeve
- Rinon trupin.


Lëngu i freskët i limonit po ashtu do t’ju ndihmojë për të humbur peshë.

Lëngu i limonit:
- Është substancë e fuqishme për humbje të peshës
- Ndihmon pastrimin e brendshëm
- Është antiseptik
- Ngadalëson zhvillimin e baktereve që shkaktojnë sëmundje
- Pastron mëlçinë
- Redukton fryrjen e barkut dhe ënjtjen
- Është antioksidant i fortë
- Ndihmon lëkurën të jetë e shkëlqyer dhe e shëndetshme.

Një gotë ujë pas zgjimit nga gjumi ndihmon për t’u larguar kapsllëku dhe detoksifikon trupin.
Një gotë ujë:
- Ndihmon të largohet lodhja
- Rrit shkëlqimin e lëkurës
- Ndalon kapsllëkun
- Rrit qëndrueshmërinë e organizmit
- Ndikon në disponim të mirë
- Ndihmon zemrën
- Ndihmon gjatë tretjes
- Është antioksidant.

Për t’u dobësuar
Gjëja e parë kur zgjoheni në mëngjes, mbusheni një gotë ujë dhe shtoni një lugë mjaltë dhe shtrydhni një limon. Merreni këtë ilaç të lashtë çdo ditë në stomak të zbrazët.
Ky ilaç i lashtë është shumë më i sigurt në aspektin shëndetësor se pilulat e ndryshme dhe po ashtu ndihmon në heqjen e kilogramëve. Do të befasoheni sesi diçka aq e thjeshtë mund të ndihmojë jo vetëm në zvogëlimin e peshës, por edhe në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme shëndetësore dhe në disponim. Edhe pse ky ilaç është efektiv për heqjen e kilogramëve dhe shkrirjen e yndyrave, është e domosdoshme të jeni edhe fizikisht aktiv dhe t’u përmbaheni dhe disa kushteve të rëndësishme që janë të domosdoshme për t’u dobësuar./Koha/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus