Kryesore » 2011 » Qershor » 22 » Lakra dhe lulelakra mbrojnë nga kanceri në mushkëri
6:24 PM
Lakra dhe lulelakra mbrojnë nga kanceri në mushkëri
Lakra dhe lulelakra ndihmojnë në uljen e rrezikut për t’u prekur nga kanceri në mushkëri. Një studim i publikuar në revistën "Lancet” ka treguar se ngrënia e shpeshtë e këtyre perimeve, mund të ulë ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga kjo sëmundje.
Sipas "International Agency for Cancer Research”, në Lion të Francës, mjafton që këto perime të konsumohen të paktën një herë në javë për të përfituar prej vetive mbrojtëse të tyre. Sipas studiuesve, përfundimet e studimit gjejnë më tepër vend te personat që kanë versione të paaktivizuara të dy prej gjeneve të ADN-së. 
Dy gjenet e vënë "nën shenjestër” janë "Gstm1” e "Gstt1”, që kanë për funksion mbrojtjen e organizmit nga disa lëndë toksike. Lulelakra dhe lakra, apo dhe perime të ngjashme me to janë të pasura me substanca kimike, të ashtuquajtura isotiocianate, që arrijnë të mbrojnë nga kanceri i mushkërive.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus