Kilet e tepërta, refuzo ushqimin e miqve - 4 February 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Shkurt » 4 » Kilet e tepërta, refuzo ushqimin e miqve
10:43 AM
Kilet e tepërta, refuzo ushqimin e miqve
Raportet sociale që vendosim me njerëzit janë të domosdoshme, i bëjnë mirë shëndetit dhe humorit. Por nga ana tjetër ato mund të jenë shkak i shtimit në peshë. Të jesh i sjellshëm, ti bësh të tjerët të ndjehen mirë kur janë me ty, ose të kesh gjithmonë frikë se po i ofendon mund të na shtyjë të hamë edhe atëherë kur nuk kemi oreks, apo kur nuk duhet ta teprojmë. Sipas studiuesve të Universitetit të Cleveland në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ky është problemi më i madh që vjen nga frekuentimi i shumë njerëzve. Shpeshherë kur je i ftuar në shtëpinë e miqve, ti nuk mund të tregohesh i pasjellshëm dhe të refuzosh biskotat, tortat, apo pijet alkoolike që të ofrojnë. Por sa më shumë miq të kesh, aq më shumë do mundohesh të hash, thjesht për kortezi, ndërsa llogaritë në fund do ti bëjë peshorja. Prandaj, studiuesit këshillojnë të jeni vetvetja dhe të thoni Nuk kam uri kur iu ofrohet diçka për të ngrënë. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus