Kryesore » 2011 » Shtator » 18 » Këshilla për një shtatzani të mbarë
12:46 PM
Këshilla për një shtatzani të mbarë
Me vite të tëra mjekët kanë menduar se sasia e tepërt e vitaminës D gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë anomali të lindjes te fëmijët. Ndërsa, një studim i ri vë në dyshim kufijtë e vendosur se "kali mi i 2.000 IU në ditë të kësaj vitamine është i dëmshëm edhe për shtatzënat edhe për popullatën tjetër". Në studim kanë marrë pjesë 500 shtatzëna, në muajin e dytë dhe të tretë, të ndara në tri grupe. Grupi i parë ka marrë 400 IU, i dyti 2.000, ndërsa i treti 4.000 IU në ditë. Rezultatet kanë treguar se shtatzënat, të cilat kishin marrë 4.000 IU vitaminë D, ishin më pak të rrezikuara për lindje të parakohshme. Shkencëtarët nuk kanë vërejtur asnjë efekt të dëmshëm tek shtatzënat që kishin marrë këtë dozë të vitaminës D. Megjithatë, shkencëtarët thonë se nevojiten studime shtesë për të siguruar të dhëna që do të vërtetojnë dozën e saktë të rekomandueshme të vitaminësD për shtatzënat. Ndërsa, sipas tyre, ky studim tregon se dozat aktuale të rekomanduara janë të ulëta.JO YNDYRA
Sipas një studim të ri, shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje ndërmjet ushqimit të nënës gjatë shtatzënisë dhe sëmundjes serioze të mëlçisë tek fëmija i saj. Ky studim në fakt, është treguar se fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë konsumojnë sasi të mëdha të yndyrave, sidomos atyre të ngopura, janë të rrezikuar që më moshën madhore të sëmuren nga mëlçia yndyrore joalkoolike. Shkencëtarët të cilët kanë bërë studimin planifikojnë të bëjnë studime shtesë për të zbuluar se pse vjen deri te kjo shfaqje, pasi që deri më tani ata kanë arritur vetëm ta zbulojnë se ndodh, por jo edhe arsyen pse ndodhë që fëmijët të lindin me këtë sëmundje serioze.SHMANGNI HIDHËRIMIN
Shtatzënat gjatë shtatzënisë kanë sulme të shpeshta të nervozes, mund ta rrezikojnë foshnjën e tyre për të pasur probleme me zemër. Ekspertët pohojnë se hidhërimi dhe nervozizmi, që shoqërohen me përplasje të dyerve, bërtitje, hedhje të gjësendeve etj, mund të ndikojnë në zhvillimin e zemrës së fëmijës Ndërkohë, foshnjat nënat e të cilëve kishin qenë të qeta dhe nuk kanë pasur episode agresive gjatë shtatzënisë, kishin pasur ritëm të rregullt të zemrës, pohon studimi i realizuar nga Universiteti Sussex. Të dhënat nga ky studim janë të bazuara në hulumtimin ku kanë marrë pjesë 49 shtatzëna të moshave ndërmjet 22 dhe 39 vjeç, me ç'rast ato janë testuar se si reagojnë në situata të papërshtatshme, a janë afektive dhe nëse kanë reagime të pakontrolluara si pasojë e nervozës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus