Kryesore » 2011 » Korrik » 3 » Kanceri i lëkurës, kujdes nga dielli
1:48 PM
Kanceri i lëkurës, kujdes nga dielli
Mjekët: Rritet numri i personave të prekur nga kanceri i lëkurësNdonëse nuk flitet shume për kancerin e lekurës ose melanoma është një nga tumoret më të shpeshtë në Shqipëri. Mjekët vërejnë me shqetësim se numri i të prekurve po rritet me shpejtësi, ndërsa shqiptarët neglizhojnë sëmundjen dhe masat për t’u mbrojtur prej saj. Melanoma shfaqet kryesisht kur njerëzit qendrojnë për një kohë të gjatë në diell, prandaj mjekët rekomandojnë mbrojtjen nga rrezatimi ultraviolet ndërkohë që apelojnë për konsulta me specialistin në rastin më të parë që vërehen elementë të dyshimte në lëkurë.Përdorimi i kremrave me faktorë të lartë mbrojtës si dhe veshjeve të pambukta është një tjetër sugjerim i mjekëve për t’u mbrojtur nga melanoma në këtë stinë të nxehtë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus