Ja produktet qe iu mbrojne nga demet e tymit te duhanit - 3 May 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Maj » 3 » Ja produktet qe iu mbrojne nga demet e tymit te duhanit
5:42 PM
Ja produktet qe iu mbrojne nga demet e tymit te duhanit
Per te shmangur semundjet qe mund te lindin nga tymi i duhanit, po iu rendisim ushqimet qe iu ndihmojne te mbroheni.Antioksiduesit, të cilët mbrojnë qelizat nga radikalet e lira, janë shumë të rëndësishëm për shëndetin tuaj. Radikale të lira konsiderohen ajri i ndotur, tymi i duhanit, rrezet e diellit, lëndët kimike, disa ilaçe, produktet e prishura dhe disa përbërës që gjenden tek ushqimet. Këto hyjnë në trupin tonë edhe kur marrim frymë apo hamë bukë dhe dëmtojnë shëndetin. Duke dëmtuar qelizat, radikalet e lira ndikojnë shumë në shfaqjen e sëmundjeve serioze si kanceri dhe ato të zemrës. Studimet kanë treguar se ushqyerja e pasur me antioksidues ul rrezikun e sëmundjeve kanceroze, kardiovaskulare, Parkinsonit dhe Alzheimerit, transmeton "temina”. Bazuar në një lajm të "Mayo Clinic”, produktet e pasura me antioksidues përmbajnë fibra, yndyrë të pangopur, nivel të ulët kolesteroli dhe në të njëjtën kohë janë burim i mirë vitaminash dhe mineralesh. Cilët janë produktet që përmbajnë sasi të larta antioksiduese? 

• Frutat e kuqe: Përmbajnë shumë antioksidues. Luleshtrydhja, manaferra, boronicat, mjedra, thana dhe të gjitha llojet e luleshtrydheve zënë vend në mesin e frutave me sasitë më të larta antioksidues.
• Dardha, molla ose kumbulla: Nëse konsumohen me lëkurë dardha, kumbulla dhe shumë lloje mollësh përmbajnë antioksidues. Krahas këtyre edhe vishnja dhe portokalli janë një burim i mirë antioksiduesish.
• Mos harroni perimet: Lakra, sallata e gjelbër etj., zënë vendin e parë në listën e perimeve të pasura me antioksidues. Alternativa të tjera janë brokoli dhe lulelakra.
• Patatja: edhe mollët apo patatet e skuqura në furrë janë burim i mirë antioksiduesish.
• Produktet me lëvozhgë: Në mes tyre mund të përmendim arra, lajthia, bajamja. Krahas tyre edhe bishtajorët si fasulja dhe thjerrëzat përmbajnë sasi të larta antioksiduesish. Ju mund të përforconi shëndetin tuaj duke konsumuar dhe lëng shege e pasur me antioksidues. Bashkë me të mund të konsumoni edhe një copë çokollatë për të mbështetur antioksiduesit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus