Infarktet parandalohen nga kafeja - 1 July 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Korrik » 1 » Infarktet parandalohen nga kafeja
1:26 PM
Infarktet parandalohen nga kafeja
Kafeja që nga kohërat e lashta konsiderohet si pije e domosdoshme për njerëzit. Megjithëse cilësohet e domosdoshme gjatë ditës, në bazë të disa studimeve kafeja në disa raste edhe mund t’i shkaktojë dëm organizmit të njeriut. Gjithashtu disa mjekë këshillojnë për konsumimin e saj pasi të bën mirë, e disa të tjerë e ndalojnë apo paralajmërojnë në ndalimin e konsumimit të saj. Por ja ku shfaqet një studim i fundit sipas të cilit kafeja parandalon infarktet. Studimi është kryer në Boston dhe ka rezultuar se kafeja është mjaft e dobishme për shëndetin e njeriut. Gjithsesi u realizuan pesë studime të cilat kishin si objekt 140 meshkuj dhe femra. Katër prej studimeve u bënë në Suedi dhe një në Finlandë. Ata arritën në përfundimin se nëse gjatë ditës konsumojmë kafe të holluar, e cila është e barabartë me 8 filxhanë të vegjël, arrijnë të na mbrojnë nga infarktet në zemër. Por ekspertët gjithashtu paralajmërojnë se organizmi i njeriut nuk është i ngjashëm me tjetrin, prandaj konsumi i kafesë duhet të jetë mesatar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus