Do të lësh duhanin, ha më shumë fruta e perime - 9 June 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Qershor » 9 » Do të lësh duhanin, ha më shumë fruta e perime
11:10 PM
Do të lësh duhanin, ha më shumë fruta e perime
Të hash sa më shumë fruta dhe perime, mund t’ju ndihmojë për të ndaluar pirjen e duhanit dhe për të shmangur dëshirën ndaj saj, sugjeron një studim i fundit, i kryer nga Universiteti i Bufalos në SHBA.Ky është në fakt edhe studimi i parë që vlerëson marrëdhëniet mes konsumimit të frutave dhe perimeve, me zakonin e pirjes së duhanit.Dr. Gary A. Giovino dhe kolegët tij analizuan mijëra duhanpirës, duke i testuar në lidhje me konsumimin e shumë frutave dhe perimeve, e paskëtaj, rënien e dëshirës për të pirë duhan, transmeton agjencia Noa."Ajo që ne nuk dinim ishte se ata që e kishin lënë kohët e fundit duhanin, kishin rritur në fakt konsumin e frutave dhe perimeve”, shpjegon Govino.Të dhënat e mbledhura kanë treguar me të vërtetë se duhanpirësit të cilët konsumonin më shumë fruta dhe perime, kishin tre herë më shumë gjasa që të abstenonin ndaj pirjes së duhanit, krahasuar me të tjerët."Hani më shumë fruta dhe perime, e kështu do të veproni në mënyrë të shëndetshme, pa ju shkuar mendja për cigare”, garanton më tej dr. Jeffrey P. Haibach, bashkautor i studimit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus