Kryesore » 2011 » Tetor » 9 » Disa shenja të kancerit që nuk duhen neglizhuar
4:14 PM
Disa shenja të kancerit që nuk duhen neglizhuar
Gulçimi, frymëmarrje e vështirë 
Pacientët e prekur nga kanceri i mushkërisë shprehen se shenja e parë e probleme në mushkëri është paaftësia për të marrë frymë, por kjo kur fillon të bëhet e shpeshtë dhe zgjat disa kohë vështirësia në frymëmarrje. 
Probleme me gëlltitjen, ngjirja e zërit 
Problemet e gëlltitjes apo ngjirja e zërit lidhet shpesh me kancerin e fytit apo të ezofagut, por kjo shpesh mund të paralajmërojë probleme edhe në mushkëri dhe tiroide. Ndenja është sikur të ka ngelur diçka në fyt. 
Ethet e shpeshta ose infeksionet 
Këto mund të jenë shenja të leucemisë, një kanceri të qelizave të gjakut që fillon në palcën e kockave. 

Dobësi dhe lodhje Lodhje e përgjithshme dhe dobësia është një sindromë e llojeve të ndryshme të kancerit të cilën duhet ta shikoni në kombinim me disa shenja të tjera. Çdo herë që ndjeheni të lodhur pa ndonjë shpjegim bisedoni me mjekun tuaj. 
Humbje të peshës pa asnjë arsye 
Nëse vini re se ju nuk e keni ndryshuar mënyrën tuaj të të ngrënit, por kur peshoheni shikoni se po bini nga pesha, kjo është shenjë e probleme në zorrën e trashë dhe kancer në aparatin tretës, apo një shenjë e pahapur e sëmundjes së mëlçisë. 
Ndryshime tek thonjtë 
Ndryshime e pashpjegueshme e thonjve, ku ka shenja tregon për disa lloje kanceri. Një shtresë ngjyrë kafe apo të zezë tregon për kancer të lëkurës. Zgjerimi i kufirit të gishtërinjve tregon për kancer të mushkërive. Thonjtë e zbehtë dhe të bardhë tregon për probleme në mëlçi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus