Kryesore » 2011 » Qershor » 10 » Dieta e pasur me yndyrna dëmton qelizat e trurit
1:15 PM
Dieta e pasur me yndyrna dëmton qelizat e trurit
Sipas një studimi amerikan, njerëzit të cilët janë obezë dhe hanë një dietë me yndyrë të lartë mund të dëmtojnë neuronet, ose qelizat nervore, në një pjesë të rëndësishme të trurit që kontrollon peshën e trupit.
Dr. Joshua Thaler nga Universiteti i Washington-it dhe kolegët e tij studiuan trurin e brejtësve për efektet afat-shkurtra dhe afat-gjata e të ngrënit të një diete të pasur me yndyrna. 
Hulumtuesit zbuluan dëmtime dhe humbje të neuroneve që rregullojnë peshën. 
"Mundësia që lëndimi i trurit të jetë një pasojë e konsumimit të një diete me yndyrna të larta ofron një shpjegim të ri pse rënia nga pesha është shumë e vështirë për shumicën e individëve obezë" tha Thaler në një deklaratë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus