Celuliti, ja çfarë duhet të bëni për ta luftuar - 11 June 2011 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2011 » Qershor » 11 » Celuliti, ja çfarë duhet të bëni për ta luftuar
11:59 AM
Celuliti, ja çfarë duhet të bëni për ta luftuar
1. Është e vërtetë që mund të matet celuliti nëpërmjet një ekografie.
Shumë metoda ekzistojnë për të matur celulitin. Është rasti i ekografisë që lejon një fotografim të yndyrnave. Kështu aty mund të matet sasia e masës së yndyrshme. Por metri mbetet gjithnjë një matje shumë ekonomike.

2. Një regjim hiperkalirik nuk ndihmon në eliminimin e celulitit

Është shumë e vështirë të heqësh celulitin. Në fakt, kur keni celulit, të humbasësh disa kile nuk do të thotë se mund ta heqësh edhe celulitin. Për ta pakësuar duhen bërë një sërë veprimesh njëkohësisht: ushqim, sport, masazh. Thënë ndryshe, duhet pak durim dhe kurajë.

3. Duhet të bësh biçikletë që të heqësh celulitin.

Të gjitha llojet e sporteve që lëvizin kryesisht pjesën e poshtme të trupit, janë të mirë për heqjen e celulitit. Biçikleta, ecja në këmbë apo edhe noti ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe lejojnë që të harxhohet më shumë energji.

4. Vendet që qëndrojnë masat e celulitit nuk mund të zhduken.

Vendi ku qëndron celuliti mund të mbushen apo zbrazen, por nuk mund të shkatërrohen. Stoku mbetet i njëjtë dhe nuk mund të pakësohet. Është e mundur që të heqësh yndyrnat, por kjo do të thotë që duhet të bësh shumë sport për të harxhuar kalori.

5. Kremi anticelulit nuk mund të bëjë djegien e dhjamit.

Dhjami nuk mund të zhduket në mënyrë të menjëhershme nga trupi. Disa kremra që përmbajnë cafeinë mund të ndihmojnë, por sigurisht që një gjë e tillë duhet të shoqërohet me shumë sport.

6. Celulit nuk kanë vetëm femrat e shëndosha.

Problemet e celulitit mund të hasen thuajse te të gjitha femrat. Disa femra të dobëta mund të kenë më shumë celulit sesa një grua e shëndoshë. Edhe pse mbipesha a favorizon, ajo prek të gjitha gratë. Ndërsa burrat e njohin shumë pak këtë problem. Çështje hormonesh…

7. Ka forma të ndryshme të celulitit.

Ka tre lloj celulitesh: celuliti i lindur, i cli është ende jo shumë i dukshëm; celuliti i vendosur, i cili bëhet më i dukshëm dhe celuliti fibroz, i cili dhëmb kur e prek dhe është pak estetik.

8. Qarkullimi i gjakut dhe celuliti janë të lidhur me njëri-tjetrin.

Një qarkullim jo i mirë i gjakut dhe limfatik favorizon stanjacionin e gjakut dhe e limfës në pjesën e poshtme të trupit. Rezultati: një gjë e tillë e rëndon celulitin. Pra, është e rëndësishme qarkullimi i gjakut.

9. Për të luftuar celulitin, është e rëndësishme të kesh një mënyrë të mirë jetese.

Për të shmangur celulitin, duhet të ndiqni patjetër disa rregulla: të bësh sport, të pish shumë ujë, të hash ushqime të pasura me fibra, të ruash një peshë stabël etj.

10. Duhet të bësh dush me ujë të ftohtë sidomos në pjesët e celulitit.

Uji i ftohtë ndihmon në qarkullimin e gjakut. Dushi me ujë të ftohtë është i rekomandueshëm për të luftuar celulitin. Këtë veprim duhet ta bëni çdo ditë pas dushit në gjithë pjesën e këmbës. Përfundoni me një masazh me vaj
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus