Çaji jeshil mbron nga kanceri i lëkurës - 25 July 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Korrik » 25 » Çaji jeshil mbron nga kanceri i lëkurës
5:16 PM
Çaji jeshil mbron nga kanceri i lëkurës
Për t’u freskuar më ditët verore, shumica vendosin që t`i kalojnë pushimet verore në bregdet. Por rrezitja përveç që është e dobishëm sjell edhe shqetësime për lëkurën. Prandaj, përveç kremrave për rrezitje, specialistët dermatolog preferojnë edhe konsumimin e çajit jeshil. Ky çaj, që e mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit është shumë i rëndësishëm gjatë muajve te verës edhe për organizmin.Studimet klinike të kohëve të fundit kanë provuar se konsumimi i çajit jeshil nga goja apo aplikimi i tij mbi lëkurë në trajtë kremi pengon krijimin e kacerëve të lëkurës.Specialistët, gjithashtu, mendojnë se aplikimi vetëm i kremit të çajit jeshil nuk është i mjaftueshëm, andaj kërkohet dhe konsumimi i 5-6 gotave me çaj jeshil për të siguruar një mbrojtje të fortë ndaj rrezeve të diellit.Nëse konsumohet në këtë mënyre, çaji jeshil nuk siguron vetëm mbrojtje ndaj rrezeve të diellit por me anë të polifenoleve të tij ai lufton tipet e tjera të kancerit dhe forcon imunitetin e trupit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus