Kryesore » 2012 » Maj » 21 » Anestezioni i përgjithshëm mund të lë pasoja te pacientët
5:40 PM
Anestezioni i përgjithshëm mund të lë pasoja te pacientët
Anestezioni i përgjithshëm mund të ketë pasoja te pacientet të cilët kanë pasur intervenime kirurgjike të shpeshta.Anesteziologët thonë se sipas disa hulumtimeve të universiteteve të Londrës dhe Amerikës, anestetiket janë të dëmshëm, e sidomos te fëmijët deri në moshën 3 vjeç. Duke i parë efektet anësore të anestetikeve atëherë intervenimet kirurgjike me anestezion të përgjithshëm mundohemi t’i ikim sa më shumë, thotë Agron Balaj, anesteziolog. Ai thotë se hulumtimet më të reja që janë bërë në universitete të ndryshme të botës, del se nga anestetiket e përgjithshëm më të dëmtuarit janë fëmijët. Sipas tij, organi më i dëmtuar është mëlçia.Ndërkaq sipas ortopedit, Cenë Bytyqi, këshilla më e mirë për pacientet që kanë kaluar në sfida të tilla është ecja. Anesteziologët thonë se vetëm në raste urgjente kur është në rrezik jeta përdoret anestezioni i përgjithshëm, ndryshe intervenimet kirurgjike bëhen me anestezion lokal.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus