Kryesore » 2011 » Maj » 27 » Studim mbi sëmundjen e astmës
2:59 PM
Studim mbi sëmundjen e astmës
Personat e sëmurë nga astma si Benton mund të kalojnë një jetë duke luftuar simptomat tipike të sëmundjes - si kollitje dhe gulçim.Jewell Benton vuan nga astma. Ndonjëherë sëmundja është aq e rëndë, sa ajo mbetet pa frymë edhe pasi ka hedhur vetëm disa hapa.
"Ndjej se nuk mbushem dot me frymë. Vetëm pas disa hapave më duhet të ndalem për të marrë frymë", thotë ajo.
Personat e sëmurë nga astma si Benton mund të kalojnë një jetë duke luftuar simptomat tipike të sëmundjes - si kollitje dhe gulçim.
Sipas Paul Garbe, shefi i degës së shëndetit të frymëmarrjes në Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve, studimet e fundit tregojnë se disa raca, gjini dhe grupmosha preken nga astma më shumë sesa të tjerët.

"Fëmijët, gratë dhe burrat afrikano amerikanë preken më shumë nga astma. Në mesin e fëmijëve, afrikano-amerikanët janë më të prekurit. Këta fëmijë kanë një shkallë të astmës që është pothuajse 17 për qind më e lartë se për çdo grup tjetër të fëmijëve,"

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se astma prek rreth 235 milionë njerëz. Një në 12 amerikanë vuan nga astma, pavarësisht se cilësia e ajrit është përmirësuar dhe përpjekjet vazhdojnë për të informuar njerëzit mbi rrezikun e pirjes së duhanit dhe ndotësve të tjerë të ajrit që mund të përbëjnë rrezik për asthmatikët.

Një studim i ri ka treguar se ushqimi dhe alergjitë e mjedisit të zhvilluara në fëmijërinë e hershme e rrisin rrezikun e astmës më vonë në moshë. Ekspertët thonë se çelësi për menaxhimin e kësaj sëmundjeje kronike është shmangia e ajrit të ndotur dhe njohja e mënyrave të trajtimit të smptomave të saj.

Paul Garbl thotë se shaktarët e astmës nuk dihen, prandaj edhe nuk dihet saktësisht se si mund të parandalohet ajo. Por pasi kjo sëmundje është diagnostikuar, mjekët janë në gjendje të parandalojnë sulmet e astmës si dhe ta mësojnë pacientin sesi të kujdeset për veten.

Mjekët thonë se astma është e pashërueshme dhe për trajtimin e saj ekzistojnë pak barna si kortikosteroid, pilula dhe injeksione.

Një procedurë e re kirurgjike e miratuar nga agjencia e barnave (FDA)quhet thermoplasti bronkiale. Kjo metodë ndodhet në fazat e fundit të provës. Gjatë kësaj procedure, mjekët përdorin ngrohje për të zgjeruar rrugët e frymëmarrjes, dhe ekspertët thonë se ajo mund të ofrojë shpresë të vërtetë për njerëzit që vuajnë nga raste të rënda të astmës.

Doktoresha Sumita Khatri, në Klinikën Cleveland, është një prej mjekëve që e ka kryer këtë procedurë. Ajo thotë se disa pacientë të saj kanë përfituar shumë nga kjo mënyrë e re trajtimi. Por ajo paralajmëron edhe për efekte anësore, duke përfshirë acarimin e indeve të mushkërive, dhe madje acaron e astmës, të cilën është menduar ta shërojë. Doktoreshë Khatri thotë se thermoplastia bronkiale nuk është për pacientët me astmë të butë dhe duhet të konsiderohet si një plotësues për terapinë e tanishme për pacientët simptomat e të cilëve nuk mund të kontrollohet me trajtimet standarte të astmës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus