Zbulohet ilaçi kundët kancerit? - 11 April 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Prill » 11 » Zbulohet ilaçi kundët kancerit?
11:27 PM
Zbulohet ilaçi kundët kancerit?
Një mjekim në gjendje që të shkatërrojë një molekulë që gjendet në 90% të tumoreve është testuar për herë të parë me rezultate shumë shpresëdhënëse mbi njerëzit, u bë e njohur të hënën. Rezultatet paraprake, të fokusuara mbi leuçeminë, të njohur në mënyrë popullore si kanceri në gjak, treguan se pas marrjes së vaksinës, personat e paprekur tregojnë një rritje të imunitetit ndaj sëmundjes vdekjeprurëse.
Tre nga shtatë pacientët e prekur nga leuçemia u shëruan plotësisht ndërsa në katër të tjerët, sëmundja tregoi shenja të qarta ngadalësimi, pasi iu nënshtrua një trajtimi lehtësisht të ndryshëm.Vaksina synon të formojë në trupin e njeriut antitrupa në gjendje që të shkatërrojnë që në fillim qelizat kancerogjene, ndërsa trajtimi pas prekjes fokusohet tek molekula e konsideruar si një "hallkë e dobët” në strukturën e sëmundjes përgjegjëse për numrin më të madh të vdekjeve në botë, pas aksidenteve dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Sipas kërkuesve, trajtimi mund të jetë veçanërisht i efektshëm në tumoret e gjirit, prostatit, pankreasit dhe në disa lloje të ndryshme kancerash.

Nëse gjithçka do të shkojë mirë, vaksina, e cila quhet "ImMucin”, mund të hidhet në treg duke nisur nga viti 2020.

Ajo është duke u zhvilluar nga kompania "Vaxil Biotheraputics”, në bashkëpunim me Universitetin e Tel Avivit, në Izrael.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus