Kryesore » 2011 » Dhjetor » 21 » Vlerat e pazevendesueshme te kivit dhe limonit
9:20 PM
Vlerat e pazevendesueshme te kivit dhe limonit
Kivi ka 45 kalori, permban vitamine C dhe E dhe keto vitamina ndihmojne ne hidratimin e lekures. Studiuesit britanik kane arritur ne perfundimin se kivi eshte numri nje ne luften kunder rrudhave, por edhe forcon sistemin imunitare. Ai permban edhe fibra bimore, kalium, baker, magnez dhe mangan. Kivi eshte i pasur edhe me acid askorbik, i cili neutralizon bakteriet dhe mbledh poret. Nese po perdorni kivin kunder rrudhave, efektin e tij mund ta perforconi me nje maske: beni kremin nga nje kivi dhe pak kos. Aplikoni ne fytyre nje shtrese te trashe dhe lereni te veproje per pak minuta, me pas shpelajeni mire fytyren, shkruan gazeta Shekulli.Levorja me qime e kivit nuk eshte ushqimi me i shijshem te cilin do ta kishit deshiruar, por as ajo nuk duhet hedhur. Sepse tri here me shume antioksidante se sa brendesia dhe vepron si nje mjet i fuqishem kunder alergjive, infeksioneve, por edhe tumoreve. Levorja e kivit eshte ilac kunder baktereve sic jane stafilokoku dhe E.coli. Shfrytezojeni bananen qe ta maskoni shijen dhe te gjitha se bashku perziejini ne shtrydhese dhe pini.Forma e saj e lengshme gati per tu pire dhe shija shume e mire e kivit eshte praktike dhe pershtatet per te gjithe. Ilaci bimor i perbere nga kivi ka nje permbajtje te larte te fibrave vegjetale ne cdo bustine. Cotifibra eshte 100 per qind me origjine natyrale. Keshillohet nje bustine ne mengjes, per cikle te pakten 12 ditore. Produkti mund te konsumohet ne formen qe eshte, i perziere ne lengje frutash ose kos. Per trajtimin e kolesterolit dhe trigliceridit, ne parandalimin e osteoporozit favorizon thithjen e kalciumit dhe magnezit si dhe tretjen.

Per qellime mjekesore perdoren levozhga dhe lengu i frutit te limonit, farat, gjethet dhe lulet e limonit. Vetite mjekesore te limonit kushtezohen nga prania ne te e nje sasie te madhe vitaminash, kryesisht te vitaminave C dhe P. Frutat e limonit kane efekt sherues te theksuar. Ato perdoren kunder semundjeve qe shoqerohen me ethe, jane freskuese dhe ulin temperaturen. Limoni ka veti tretese ne stomak, eshte freskues, i kendshem dhe nxit oreksin.

Lengu i limonit perdoret ne trajte limonade, i shtuar ne caj ose ne gjelle. Perdoret kunder barkut dhe diarrese, me pak ose pa sheqer. Rezultate te mira, ka dhene lengu i limonit gjate perdorimit kunder acarimeve te mukozes se gojes dhe te grykes, duke bere larjen dezinfektuese ne forme gargarash. Ka gjetur perdorim te gjere kunder acarimit ose qelbezimit te bajameve dhe sherimin e semundjeve te melcise. Lengun e limonit nuk duhet ta perdorin ata qe kane stomak delikat e te ndjeshem, pasi shton aciditetin dhe demton stomakun.

Limoni dhe limoni i athet permbajne acid limoni (ac.citrik), keshtu qe ju mund t’i perdorni ato si nje mjet te shkelqyeshem per lustrim te mesingut, bakrit… Shtrydhni pak leng ne soden e bikarbonit qe te fitoni nje efekt edhe me te mire, ose lerini disa copeza te levores ne shishe te ujit per te krijuar nje freskues aromatik ne shtepi. Po t’i shtoni vajit te ullirit levoren e limonit do t’i jepni nje arome interesante, por edhe do te gjalleroni vajin qe ka ndenjur gjate. Per te menjanuar ererat e palakmueshme nga furra mikrovalore, vendosni levoret e limonit dhe te mbeturat nga lengu i limonit ne te, (p.sh. pasi keni bere torte) ne ene te pambuluar dhe zieni disa minuta.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus