Kryesore » 2011 » Qershor » 12 » Vitaminat mund të shkaktojnë sterilitet
2:25 AM
Vitaminat mund të shkaktojnë sterilitet
Sasitë e mëdha të antioksiduesve, siç janë vitaminat A, C dhe E, mund të dëmtojnë fertilitetin (pjellorinë) te femrat.
Antioksiduesit rrezikojnë ovulimin, pasi neutralizojnë radikalet e lira, të cilat nxisin inflamacionin dhe dëmtojnë qelizat. Mirëpo, një hulumtim i realizuar te kafshët eksperimentale ka treguar se këto radikale të dëmshme janë shumë të rëndësishme për ovulacionin.
Për këtë arsye, shkencëtarët izraelitë kanë paralajmëruar në lidhje me rrezikun që mund t’i shkaktojnë fertilitetit femëror antioksiduesit në doza të larta.

Ekspertët thonë se edhe pse në ditët e sotme vitaminat antioksiduese merren në sasi të mëdha, sepse konsiderohen si burim i shëndetit dhe rinisë, përdorimi i pakontrollueshëm i tyre është i dëmshëm për femrat të cilat dëshirojnë të krijojnë familje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus