Vitamina A, mund te na mbroje nga kanceri i lekures - 20 March 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Mars » 20 » Vitamina A, mund te na mbroje nga kanceri i lekures
5:19 PM
Vitamina A, mund te na mbroje nga kanceri i lekures
Nje studim i tille i bere para pak kohe ka treguar qe doza ditore e vitamines A mund te mbroje njerezit nga kanceri i lekures. Studimi ka zbuluar qe retinoli, pjesa kyc e vitamines A mund te parandaloje krijimin e formes me vdekjeprurese te kancerit te lekures, ndersa efektet me te fuqishme pozitive jane shenuar te femrat. Per befasi te shkencetareve vitamina A nga ushqimet natyrale -melcia, vezet dhe qumeshti nuk ka efektin e njejte sikur edhe vitaminat ne forme te tabletave.
Studimi i dr. Maryam Asgari dhe kolegeve te saj i cili eshte publikuar ne revisten profesionale "Journal of Investigative Dermatology” eshte kryer ne 69,635 meshkuj dhe femra te cilat kane konsumuar vitaminen A permes tabletave apo ushqimit te shendetshem. Rezultatet ishin te pabesueshme, njerezi te cilet cdo dite kane konsumuar vitamina A, dhe me kete edhe retinol, kane pasur 60 per qind me pak shanse per te zhvilluar kancerin e lekures, ndersa doza me e madhe e vitamines ne menyre te shtuar ka reduktuar rrezikun - njerezit te cilet kane konsumuar me shume se 1,200 miligrame ne dite kane pasur 74 per qind shanse me te vogla per melanoma."Studimi yne sugjeron per lidhjen ne mes konsumimit te tabletave te retinolit dhe madhesise se melanomes, dhe sidomos ne vendet qe jane te ekspozuara ndaj rrezeve te diellit. Kjo sugjeron qe efektet pozitive te retinolit lindin nen ndikim te diellit”, ka thene dr. Asgari, udheheqesja e projektit te Institutit hulumtues Kaiser Permanente Northern California Division of Research.Edhe pse ky hulumtim ka prodhuar rezultate premtuese, shkencetaret thone qe njerezit nuk do duhet te fillojne vete me trajtim me vitamina, sepse dozat e medha mund te jene te rrezikshme per shendetin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus