Kryesore » 2012 » Gusht » 6 » Veshkat e sëmura, si trajtohen infeksionet urinare
12:29 PM
Veshkat e sëmura, si trajtohen infeksionet urinare
Te gjithe njerezit jane te rrezikuar per trsquou prekur nga infeksionet e rrugeve urinare. Keshtu me te rrezikuar jane ata paciente qe kane anomali te lindura te veshkes si polistoza renale qe kane gur ne aparatin urinar anomali te kanaleve urinare megauretar ureter shume te perdredhur. Por dhe njerez me rezistence te ulet sidomos ata qe perdorin citostatike kortizonike paciente me infeksione gjinekologjike diabetiket numri te cileve vjen ne rritje. Ne te njejten kohe edhe nderhyrjet kirurgjikale qe perdorin kateter te paralizuarit qe nuk arrijne te bejne zbrazjen e fshikezes dhe personat qe nuk tregohen shume te kujdesshem ne higjienen personale. Infeksionet e rrugeve te poshtme jane me te shpeshta tek grate se te burrat per arsye te vete ndertimit te uretres kanalit te jashtem qe eshte me i shkurter dhe me afer anusit kanalit te jashteqitjes.

Infeksionet urinare zene vendin e dyte pas atyre te traktit respirator per sa i perket shpeshtesise. Femrat kane nje risk me te madh sesa burrat per te zhvilluar infeksion urinar. Infeksionet urinare tek femijet e vegjel jane kambane alarmi sepse mund te jene shprehje e nje anomalie te lindur strukturale te sistemit urinar.

Shenjat

Jo cdokush me nje infeksion urinar ka shenjat tipike te tij por kur jane te pranishme ato zhvillohen shpejt dhe jane urgjence e vazhdueshme dhe e forte per te urinuar nje ndjesi djegieje gjate aktit te urinimit urinime te shpeshta dhe ne sasi te paket hezitimi ndjesia sikur nuk urinojme dot apo nuk zbrazim plotesisht fshikezen gjak ne urine urine e kuqe apo urine e turbullt ere te rende si dhe urinim gjate nates nikturia.

Shkaqet

Sistemi urinar eshte krijuar per te formuar mbledhur dhe eliminuar urinen nga trupi yne. Urina ne vetvete eshte sterile por prishja e mekanizmave normale te mbrojtjes ben qe mikrobet te ngjiten dhe te shumohen ne fshikezen e urines e me lart.Infeksionet me te zakonshme te sistemit urinar ndodhin tek femrat dhe prekin fshikezen dhe uretren.Infeksionet e fshikezes cistiti shkaktohen zakonisht deri 90 nga Escherichia coli E. coli nje lloj mikrobi qe gjendet ne traktin tretes. Akti seksual mund te coje ne cistit por nje femer mund te zhvilloje infeksion te traktit urinar edhe pa pasur jete aktive seksuale. Te gjitha femrat jane shume te predispozuara per te zhvilluar cistite fale anatomise se traktit te tyre urinar sidomos afersise se uretres se tyre me anusin dhe distances se shkurter nga hapja uretrale ne fshikezen e urines.

Infeksionet e uretres uretriti ndodhin kur bakteret nga zorra e trashe dhe anusi kalojne per ne ureter. Dhe vec kesaj meqenese uretra dhe vagina jane shume afer atehere edhe semundjet seksualisht te transmetueshme si herpes simplex gonorrea dhe klamidia jane shkaktare te shpeshte te uretriteve.Te mos harrojme prostatitet te cilat jane infeksione te prostates tek burrat dhe kane vec shenjave shume te theksuara djegie gjate urinimit urinime te shpeshta ne sasi te paket dhimbje ne fund te barku edhe irritabilitet qe mund te coje edhe deri ne depresion por jane edhe te veshtira per trsquou mjekuar pasi antibiotiket penetrojne me veshtiresi ne kete ind dhe kerkojne periudha te gjata mjekimi deri ne 6 muaj.

Disa njerez mund te zhvillojne me shume dhe me shpesh infeksione se te tjeret dhe keta jane gjinia femer 50 e tyre zhvillon nje infeksion urinar ne nje moment te caktuar te jetes se tyre dhe shume prej tyre mund te zhvillojne me shume se nje te tille.Jeta aktive seksuale. Femrat me jete seksuale aktive jane me te prira per te zhvilluar me shume infeksione urinare. Akti seksual mund te irritoje uretren duke predispozuar bakteret te udhetojne me lehte deri ne vezike. Madje kulmi i infeksioneve urinare te femrat arrin ne muajin e mjaltit apo me fillimin e aktivitetit seksual.Perdorimi i disa metodave profilaktike sic jane diafragmat apo perdorimi i agjenteve spermicide. Mosha pasi pas menopauzes infeksionet urinare mund te shtohen pasi indet e vagines te uretres dhe baza e fshikezes behen me te holla dhe me te brishta nga humbja e estrogjeneve qe i mbajne keto inde vitale. Guret ne veshka apo cdo lloj obstruksioni i traktit urinar edhe hipertrofia beninje e prostates e cila haset shpesh tek burrat mbi 60 vjec rrit incidencen duke penguar rrjedhjen normale te urines dhe duke shkaktuar staze. Diabeti dhe semundjet e tjera kronike te cilat ulin mbrojtjen imunitare. Perdorimi i zgjatur i tubave kateterave urinare. Imobilizimi qendrimi per nje kohe shume te gjate ne shtrat ndash pas frakturave te ndryshme.

Nese trajtohet me kujdes dhe si duhet infeksioni urinar rrallehere shpie ne komplikacione po nese lihet i patrajtuar mund te behet serioz . Infeksionet urinare te patrajtuara mund te cojne ne infeksion te veshkes pielonefrit akut apo kronik i cili demton ne menyre te vazhdueshme veshken.Femijet dhe te rinjte kane nje risk me te larte per demtim renal pas infeksioneve pasi simptomat neglizhohen apo ngaterrohen me kushte te tjera. Grate shtatzena qe kane infeksione urinare kane nje risk te rritur per te lindur femije premature apo me peshe te vogel hipotrofe. Grate te cilat kane zhvilluar tre apo me shume infeksione urinare ka te ngjare te vazhdojne te bejne perseri.

Mjekimi

Mjekimi behet sipas shkakut dhe duhet bere nga mjeku sipas nje urokulture mbjellje te urines e te mos perdoren antibiotike te ndryshem te marre pa rekomandimin e mjekut i cili duhet te jete i vetmi qe te beje vleresimin e rastit te percaktoje mjekimin dhe kohezgjatjen e tij. Mjekimi pa kriter con ne kandidoze myk dhe demtim te melcise apo rezistence mikrobale.

Parandalimi

Cdo individi i kerkohet te kete nje higjiene personale sa me te mire Te mos mbaje urinen por te zbraze fshikezen sa here qe ndjen nevojen per te urinuar Te pije sa me shume lengje pa gaz Te mos pije alkool Te mjekoje vatra te tjera infeksioni kudo qe mund te kete si dhembe te prishur gryket infeksione te veshit hundes dhe te rrugeve te frymemarrjes Te luftoje e mjekoje drejt semundjet e tjera favorizuese si hipertensioni arterial diabeti Grate shtatzena duhet te bejne kontrolle te shpeshta me analize urine dhe nuk eshte ne gjendje te levize
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus